TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza lë të hapur ndryshimin e qëndrimit të PDK-së për Presidentin pas 16 shtatorit

by Teve1
53 minuta ago
1
A A
Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka lënë të hapur mundësinë që partia të ndryshojë qëndrimin për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pas zhvillimeve politike të 16 shtatorit.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Hamza ka thënë se situata e krijuar së fundmi përbën rrethana të reja, mbi bazën e të cilave partia do t’i përshtatë qëndrimet e saj.

“Jemi në rrethana të reja, jemi në gjendje të re, në gjendje që nuk ka të bëjë veç me të kaluarën, nuk ka të bëjë me individë. Ka të bëjë me shtetin, dhe ka të bëjë me të ardhmen e shtetit, dhe mbi bazën e këtyre rrethanave të reja ne normalisht që i ndërrojmë edhe i përshtatim edhe qëndrimet tona për çështje të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe perspektivën e shtetit”, theksoi Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja do të mbështeste një kandidat për President të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për këtë çështje nuk mund të flitet pa një propozim konkret.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me liderët e partive politike.

“Nuk mundem me fol në mënyrë hipotetike, para se me ardhë në këto tema. Unë jam takuar, dhe jam i gatshëm me u takuar, jam takuar me kryetarët e tri partive politike, edhe me zotin Kurti, edhe me zotin Avdixhiku, edhe me zotin Gjini, jam komunikim, dhe është krejt normale që për tema kaq të rëndësishme dhe situata kaq të rëndësishme për vendin që të ketë takime”, shtoi Hamza.

Hamza, ka thënë se draftligji i propozuar për Dhomat e Specializuara adreson, në një masë, shqetësimet e ngritura lidhur me këtë gjykatë.

Hamza ka bërë të ditur se për hartimin e draftligjit janë konsultuar ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa ka theksuar se është paraparë mundësia e zhvillimit të procesit të apelit.

“Deputetët e kanë punën e vet, ne jemi konsultuar me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm dhe besoj që drafti i ligjit i propozuar i adreson në masë të caktuar shqetësimet të cilat kanë ndodhur rreth kësaj gjykate. Ne kemi lejuar apelin që të zhvillohet aty, dhe arsyeja pse? Sepse ne dëshirojmë t’ia dhënë edhe një mundësi kësaj gjykate që të ketë vendim të drejtë, e kanë mundësinë. Dhe sigurisht se ligji është i konsultuar dhe i draftuar nga ekspertë të fushës, të cilët kanë një përgatitje jashtëzakonisht të lartë profesionale”, ka thënë Hamza.

PDK ka kërkuar shqyrtimin institucional të kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara dhe mbështetje të plotë institucionale për procesin gjyqësor në apel.

Kryetari i PDK-së, Hamza, ka thënë se Këshilli Drejtues i partisë ka votuar unanimisht një deklaratë për këtë çështje, duke vlerësuar se ajo tejkalon përmasat e një partie politike dhe kërkon përkrahje të gjerë institucionale e juridike.

“Ne vazhdojmë me punu që të ketë drejtësi. E kemi procesuar ligjin në kuvend, kemi kërkuar dhe kërkojmë mbështetje edhe nga partitë tjera politike, që ligji të procedohet sa më shpejtë dhe ligji të jetë në fuqi sa më shpejtë. Dhe një prej pikave të deklaratës që është votuar unanimisht në Këshillin Drejtues është shqyrtimi institucional i kornizës ligjore të dhomave të specializuara. Ky proces kërkon një përkrahje të gjithanshme edhe juridike, institucionale për shkak se është një çështje që tejkalon përmasat e një mandati, kuvendit, qeverise, presidentit, i kalon përmasat e një partie politike. UCK është më e madhe se PDK, i tejkalon përmasat e PDK-së, kur kjo është themeluar dhe ka kry punën e vet në dobi të lirisë dhe pavarësisë PDK as që ka ekzistuar. Prandaj, kjo kërkon një mbështetje të plotë institucionale për mbrojtjen juridike dhe procesin gjyqësor në apel”, tha Hamza.

Hamza sërish ka deklaruar se do të mbështesë organizimet qytetare dhe protestat kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërkaq, sa i përket mbështetjes institucionale, Hamza ka thënë se ajo duhet të përfshijë edhe buxhet të mjaftueshëm dhe ndryshimin e plotësimin e udhëzimit administrativ, me qëllim që mbrojtja të jetë e barabartë me Prokurorinë dhe gjykatën në këtë proces.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Drenasi kundërshton vendimin e Speciales, qytetarë të shumtë në protestë

Drenasi kundërshton vendimin e Speciales, qytetarë të shumtë në protestë

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza lë të hapur ndryshimin e qëndrimit të PDK-së për Presidentin pas 16 shtatorit

Drenasi kundërshton vendimin e Speciales, qytetarë të shumtë në protestë

Drenasi kundërshton vendimin e Speciales, qytetarë të shumtë në protestë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

​Këshilli Drejtues i PDK-së miraton Deklaratën: Kuvendi i Kosovës të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit të Speciales

​Këshilli Drejtues i PDK-së miraton Deklaratën: Kuvendi i Kosovës të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën