tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Hajrizi: Përmes teknologjisë mund të kalojmë nga mësimi klasik 1.0 në atë modern 3.0

tëvë1 nga tëvë1
06/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Kolegjit “UBT” Edmond Hajrizi tha se përmes teknologjisë do ta ngrisin Kosovën nga mësimi klasik 1.0 në atë modern 3.0

Sipas tij, formati klasik i blerjes së laboratorëve është me kosto shumë të lartë, derisa siç tha ai, në formatin virtual kostoja është deri në 70 për qind më e lirë.

“Formati klasik i blerjes së laboratorëve me kosto shumë të larta, mandej vjetërsia e tyre teknologjikemas 2 vite, mungesa e financave me ble prap një pajisje të tillë është shumë e shtrenjtë. Ndërsa në formatin virtual prap do ta kesh përceptimin e njëjtë, por kostoja është 60 apo 70 për qind më e lirë”, tha Hajrizi në emisionin “ReSpublikë” në Tëvë1.

Tute Hajrizi tha se te edukimi kanë filluar tashmë që shkollave publike në vend t’ua shpërndajnë përdorimin e teknologjisë virtuale.

“Tash këtë platform kemi fillu me ua dhënë edhe atyre me përdorë dhe shkollat e Kosovës, shkollat profesionale kanë mundësi që ti qasen laboratoreve virtual me miliona asete, ku kanë mundësi tashmë me e mësu, kanë mundësi me përjetu dukuri të cilat nuk i kanë në shkolla. E të cilat ndoshta kanë mungu me e kriju një kompetencë të mirëfilltë profesionale, se nuk e ka puntorinë, nuk e ka laboratorin, nuk i ka pajisjet të gjitha për kompetencat. Tash në mënyrë virtuale ai ka miliona asete dhe çkado që i duhet ai e krijon ose e përdorë ose e bën një interaktivitet me këto asete, të cilat tash i ka në përdorim”, tha ai.

Derisa theksoi se do ta promovojnë Kosovën si një hap inovativ dixhital.

“Dhe ne shohim se tash ajo e rritë kompetencën, sepse kështu e vërejmë edhe tek ne. Dhe me këtë e ngrisim edhe Kosovën nga një të ashtuquajtur classroom 1.0 në classroom 3.0 dhe e promovojmë edhe Kosovën si një hap inovativ dixhital. Ku të mirat që mund ti merr nga teknologjia është duke i përdorë dhe i sheh të mirat në përgjithësi”, shtoi Hajrizi./teve1.info./

U raportua se UEFA ka marrëveshje me arabët për garat evropiane – reagon shtëpia e futbollit në kontinentin e vjetër

06/12/2023

KP: Interpoli lëshon fletarrest për Milan Radojçiqin

06/12/2023

Hulumtuesi i IKD-së: Nuk mund të konstatojmë që ka ndikime te gjyqësori

06/12/2023

​Taylor Swift: Kim më shkatërroi psikikisht pasi Kanye shkroi tekste për mua

06/12/2023

Jasharaj thotë se Nagavci po refuzon takimet me SBASHK-un

06/12/2023

Jasharaj: Arsimi në Kosovë nuk është aq i dobët sa është paraqitur në PISA

06/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.