Mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës as për dy ndeshjet e ardhshme, pasi mungoi në humbjen ndaj Austrisë në Vjenë.
Hajdari mungoi shkaku i lëndimit me Austrinë, ndërsa rikuperimi i tij është i pamundur të bëhet për dy duelet e ardhshme dhe kështu është liruar nga grumbullimi.
Ndërkohë, krahas Hajdarit prej grumbullimit është liruar edhe leon Avdullahu por përkohësisht, ndonëse nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm për duelin me Izraelin.
Kosova të enjten përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ndërsa të dielën në Prishtinë përballet me Austrinë.
“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen. Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje”, thuhet në njoftimin e FFK për Hajdarin.
Sa i përket Avdullahut, FFK në njoftim ka thënë se mesfushori është liruar përkohësisht nga grumbullimi dhe se do t’I bashkohet ekipt sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kosova deri më tani në Ligën e Kombeve, i ka zhvilluar dy ndeshje, ku krahas humbjes me Austrinë, e ka edhe një fitore kundër Irlandës.










