TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati nga Haga: Nuk do t’ia arrijnë qëllimin, lufta e popullit shqiptar ka qenë e shenjtë

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
Gucati nga Haga: Nuk do t’ia arrijnë qëllimin, lufta e popullit shqiptar ka qenë e shenjtë

Në prag të vazhdimit të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, deklarata në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ardhur edhe nga Haga.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga atje ka theksuar se përpjekjet e këtij gjykimi për ta njollosur luftën e UÇK-së nuk do të kenë sukses.

Ai ka deklaruar se lufta e popullit shqiptar ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, duke kundërshtuar akuzat që po trajtohen në këtë proces gjyqësor.

“Ky gjykim është i panevojshëm me fabrikimin e dosjeve dhe falsifikimin e tyre me njerëz të paguar, me njerëz të infiltruar, të cilët bashkëpunuan me Serbinë dhe tash erdhën e dëshmuan këtu duke u munduar ta njollosin luftën e UÇK-së, të cilën besoj se s’do t’ia arrijnë qëllimin, për arsye që lufta ka qenë e shenjtë, lufta ka qenë e popullit. Ne kemi luftuar për ta çliruar vendin tonë një herë e përgjithmonë”, deklaroi ai para gazetarëve.

Në anën tjetër, avokati kosovar me banim në Zvicër, Sali Bislimi, bëri të ditur se Rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së do t’i dërgohet Gjykatës, përmes së cilës kërkohet një proces i drejtë, i paanshëm dhe i barabartë.

Ai tha se kërkesa vjen edhe në emër të Organizatës Joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”.

“Rezoluta do të dërgohet sot në Gjykatë dhe besoj që çdo send do të jetë në rregull. Është një thirrje edhe nga parlamentarët zviceran në emër të Organizatës Joqeveritare ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’ që kemi kërkuar një proces të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë. Në realitet kjo Gjykatë, asnjërën nga këto nuk i ka pas. Jemi këtu edhe për të protestuar edhe është shumë e vështirë një Prokurori e tillë të bëj një skandal duke kërkuar 45 vite dënim. Kjo është edhe ofendim për drejtësinë kombëtare, për vetë Hagën për krejt këtë Gjykatë. Ne s’mund të jemi pa zë, jemi këtu për ta dëshmuar vetën, kulturën tonë, historinë dhe për ta mbrojtur atë, e cila nuk guxon për asnjë çmim të njolloset”, deklaroi avokati.

Sot në Hagë pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Gjatë ditës së sotme pritet që mbrojtja e Krasniqit të paraqesë fjalën përfundimtare, duke përmbyllur kështu ciklin e deklaratave përfundimtare, pasi më herët kanë paraqitur qëndrimet e tyre Prokuroria, përfaqësuesit e viktimave si dhe mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit.

Pas përfundimit të këtyre deklarimeve, çështja do të kalojë në shqyrtim nga trupi gjykues, i cili sipas procedurave ka deri në tre muaj kohë për të marrë një vendim ose për të kërkuar shtyrje të afatit për shpalljen e aktgjykimit. /teve1.info/

Tags: gjykimi në HagëHysni GucatiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Hyri nga Serbia ilegalisht në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Dy persona arrestohen në Istog, dyshohen për dhunim

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur një person në Shtërpcë, Policia nis hetimet

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Hyri nga Serbia ilegalisht në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Dy persona arrestohen në Istog, dyshohen për dhunim

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur një person në Shtërpcë, Policia nis hetimet

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin – FSK-së nuk i ka humbur droni

Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një shtetas i Serbisë për falsifikim të dokumenteve

Lushtaku mbështet rikthimin e Limajt në PDK

Lushtaku mbështet rikthimin e Limajt në PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën