TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Pas protestës në Prishtinë, Hagë e Tiranë, sot me brohoritma të shumta “UÇK”, “Liri për çlirimtarët”, mijëra qytetarë po protestojnë në Strasburg të Francës, para Këshillit të Evropës për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale të Hagës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, Hysni Gucati gjatë fjalimit të tij tha se qytetarë të shumtë po protestojnë para Këshillit të Evropës për tu thënë stop padrejtësisë e cila po bëhet në burgun e Hagës.

Sipas tij, Haga ka dalë nga “shtrati” i vet, duke marrë dëshmitarë të fabrikuar nga Serbia duke dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së.

Gucati tha se në Gjykatën Speciale të Hagës, nuk dënohen vetëm krerët e UÇK-së por i gjithë kombi shqiptar.

“Po protestojmë para asamblesë së Parlamentit të Evropës, ku në këtë parlament është bë një rezolutë e padrejtë e shqiptarëve dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së. UÇK-ja nuk njolloset, ajo ka qenë organizatë çlirimtare, e cila e çliroi Kosovën nga hordhitë serbo-çetnike dhe ne sot kemi ardhur këtu para këtij Parlamenti t’i themi stop padrejtësisë, e cila po bëhet në Hagë. Haga ka devijuar nga shtrati i vet, duke marrë dëshmitarë të fabrikuar që i dërgon të dëshmojnë kundër krerëve të UÇK-së. Në atë gjykatë nuk dënohen vetëm krerët, por i gjithë kombi shqiptar”, tha Gucati.

Ndërsa njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Ervin Muja nga Anglia shtoi se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen jo për krime, por për kauzën e lirisë së vendit e popullit të Kosovës.

“Ata janë një viktimë e një padrejtësie të re, janë në burg jo për krime, po për kauzën e lirisë sonë. Jemi këtu për t’i thënë jo kësaj padrejtësie të madhe, jemi këtu për t’i treguar botës, se kombi nuk vdes kur ka një kujtesë. Sot të gjithë jemi të bashkuar dhe kur shqiptarë bashkohen nuk ka gjykatë që na thyen”, tha Muja.

Përfaqësuesi i veteranëve në diasporë, Fatmir Koci tha se drejtësia nuk mund të jetë e njëanshme, duhet të jetë pa paragjykim e pa agjenda të fshehta.

“Drejtësia nuk mund të jetë e njëanshme, nuk mund të jetë selektive, nuk mund të përdoret si mjet politik. Ne besojmë në të vërtetën, në të drejtat e njeriut, besojmë se dinjiteti i një populli nuk mund të shtypet në korridore të mbyllura. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, pa paragjykim, pa qëllime të fshehta. Çlirimtarët tanë janë vetë historia e Kosovës”, tha Koci.

Qytetarët të cilët protestuan para Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, dërguan edhe nga një letër ku shprehën shqetësimet e tyre për gjykimin e ish- krerëve, ku i pari prej tyre ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën