TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Supreme pezullon procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës

by Tëvë1
60 minuta ago
0
A A
Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit dhe ka pezulluar procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar lidhur me ligjshmërinë e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, Kolegji i Gjykatës, në seancën e mbajtur më 15 qershor 2026, ka miratuar si të bazuar kërkesën e paditëses V.Z. nga Vitia për vendosjen e masës së posaçme të sigurimit.

Me aktvendimin PA.nr.16/2026, Gjykata ka ndaluar zbatimin e nenit 7, paragrafët 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026, si dhe ka pezulluar procedurën e gradimit të shpallur përmes Konkursit për Gradim të datës 28 maj 2026, i cili ishte bazuar në dispozitat e kontestuara.

Paditësja kishte paraqitur padi më 10 qershor 2026, duke kërkuar shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e pjesshëm të dispozitave në fjalë. Sipas saj, këto dispozita cenojnë parimin e meritokracisë dhe trajtimit të barabartë, pasi u mundësojnë zyrtarëve policorë me të paktën 10 vjet përvojë aktive, të cilët nuk kanë përfituar gradim gjatë kësaj periudhe, të aplikojnë për dy grada më të larta njëkohësisht, pa iu nënshtruar kufizimeve të zakonshme për kohëzgjatjen minimale në gradën paraprake.

Në padi është pretenduar gjithashtu se ky rregullim mund të ndikojë negativisht në strukturën hierarkike dhe zinxhirin komandues brenda Policisë së Kosovës, pasi u jep mundësi zyrtarëve që nuk kanë ushtruar funksione mbikëqyrëse në gradën e rreshterit të konkurrojnë drejtpërdrejt për gradën e togerit.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, Gjykata Supreme ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore të parapara me nenin 100 të Ligjit nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative për vendosjen e masës së posaçme të sigurimit.

Sipas Gjykatës, ekziston rreziku real që vazhdimi i zbatimit të dispozitave të kontestuara dhe procedurave të gradimit të bazuara në to mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme. Njëkohësisht, Gjykata ka vlerësuar se pezullimi i përkohshëm i zbatimit të këtyre dispozitave nuk cenon rëndë interesin publik dhe është në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

“Duke pasur parasysh se procedura e gradimit është iniciuar mbi bazën e dispozitave që janë objekt i shqyrtimit gjyqësor dhe se përfundimi i saj para vendosjes meritore do të mund të krijonte pasoja të pakthyeshme, Gjykata konsideroi se ruajtja e gjendjes ekzistuese përmes masës së posaçme të sigurimit është e nevojshme deri në vendimin përfundimtar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata ka theksuar se vendimi për masën e përkohshme nuk paragjykon rezultatin përfundimtar të shqyrtimit të padisë dhe se vendimi mbi ligjshmërinë e dispozitave të kontestuara do të merret pas shqyrtimit të plotë të çështjes në procedurën gjyqësore përkatëse.

Tags: Gjykata Supreme e KosovësPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Votat e diasporës i japin LVV-së një ulëse më shumë në Kuvend, PDK humb një mandat

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Muja kritikon rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk mund të kthehesh pas pesë vitesh sikur s’ka ndodhur asgjë

Muja kritikon rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk mund të kthehesh pas pesë vitesh sikur s’ka ndodhur asgjë

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Arrestohet një i dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Suharekë

Sa i kushtoi Izraelit lufta me Iranin?

Presidenti iranian e cilëson marrëveshjen me SHBA-në si një “dokument nderi”

OpenAI nën një hetim të ri për ChatGPT-në

OpenAI nën një hetim të ri për ChatGPT-në

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Votat e diasporës i japin LVV-së një ulëse më shumë në Kuvend, PDK humb një mandat

Protesta kundër G7 në Gjenevë përshkallëzohet në përplasje me policinë

Protesta kundër G7 në Gjenevë përshkallëzohet në përplasje me policinë

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Muja kritikon rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk mund të kthehesh pas pesë vitesh sikur s’ka ndodhur asgjë

Muja kritikon rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk mund të kthehesh pas pesë vitesh sikur s’ka ndodhur asgjë

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Arrestohet një i dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Suharekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën