Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Hyseni ka qëndruar për më shumë se dy orë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa seanca është zhvilluar në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për shpërndarje të informacioneve të klasifikuara.
Pas përfundimit të seancës, e pyetur nga mediat lidhur me akuzat për shpërndarjen e informacioneve , Hyseni nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe është larguar pa koment./rtsh.al/









