Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt në një konferencë për shtyp ka thënë se agjencitë gjermane të sigurisë kanë monitoruar “një nivel të lartë kërcënimi” përmes aktiviteteve hibride në Gjermani dhe në rajonin e gjerë evropian për njëfarë kohe.
Ai thotë se gjetjet nga shërbimet e inteligjencës dhe partnerët e Gjermanisë tregojnë përfshirjen e Rusisë.
Dobrindt thotë konkretisht se “ mjetet e përdorura për të kryer aktin” e sabotimit në Leipzig – dhe ai liston konfigurimin e dronit, përbërësit e ndryshëm të përdorur dhe eksplozivët – “na janë të njohura nga operacione të tjera hibride të kryera nga Rusia dhe lufta e saj kundër Ukrainës ”.
Ai thotë se “sulmi i tentuar në Aeroportin e Leipzigut më 4 gusht përputhet me modelin e vendosur të operacioneve hibride ruse në Evropë”.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka thënë se veprimet ruse “përfshihen në një seri të gjatë përpjekjesh për destabilizim, dezinformim, kërcënime, sabotim dhe agresion të drejtuara ndaj Evropës”.
Wadephul thase konsullata ruse në Bon do të mbyllet në shenjë hakmarrjeje për sulmin, ashtu si edhe Shtëpia Ruse e Shkencës dhe Kulturës në Berlin, raporton Guardian.
Gjermania do të kërkojë gjithashtu sanksione më të forta kundër Rusisë, kontrolle hyrjeje për qytetarët rusë dhe rritje të presionit mbi të ashtuquajturën flotë në hije./teve1.info/











