TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Burimet e AFP-së thanë se pronat e shënjestruara i përkasin miliarderit Alisher Usmanov.

Bastisjet u përqendruan në dy prona që thuhet se i përkasin Usmanovit, 69 vjeç, në Miesbah të Bavarisë.

Në njoftimin e Policisë, autoritetet nuk emëruan të dyshuarin, por burimet e afërta me hetimin thanë për AFP-në se bëhet fjalë për Usmanovin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ish-shef i Federatës Ndërkombëtare të Skermës.

Midis viteve 2017 dhe 2022, i dyshuari ishte akuzuar se kishte fshehur disa miliona euro që i kishte fituar përmes aktiviteteve joligjore, përfshirë përmes ikjes së taksave. E gjithë kjo ishte bërë përmes “rrjetesh komplekse të kompanive dhe korporatave”, duke fshehur origjinën e parave, tha Policia gjermane.

Rreth 250 policë u përfshin në bastisje dhe evazioni fiskal vlerësohet se arrin në 550 milionë euro, raportoi revista Der Spiegel.

Në operacionin policor në total u shënjestruan 24 prona që i përkasin oligarkut rus dhe katër personave të tjerë, thanë prokurorët në Mynih.

Usmanov po ashtu akuzohet se ka përdorur fondet e ngrira nën sanksionet e BE-së për të paguar monitorimin e pronave nga kompani të sigurimeve, thanë prokurorët gjermanë.

Katër personat e tjerë dyshohet se kanë ofruar për oligarkun shërbime të vëzhgimit.

Mediat gjermane më herët gjatë këtë viti raportuan se autoritetet kishin konfiskuar jahtin “Dalibar”, në pronësi të Usmanovit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trumpi thotë se i ka kërkuar Putinit të tërheqë agresionin ushtarak në të gjithë Evropën

Trumpi thotë se i ka kërkuar Putinit të tërheqë agresionin ushtarak në të gjithë Evropën

Britania u dërgon letra 100 mijë rezervistëve, kërkon gatishmëri për mobilizim të mundshëm

Britania u dërgon letra 100 mijë rezervistëve, kërkon gatishmëri për mobilizim të mundshëm

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ekonomisti spanjoll pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Evropiane

Ekonomisti spanjoll pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Evropiane

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

FSK hap sot kazermat për qytetarët, prezanton kapacitetet ushtarake

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për sot

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

“InfoNata” 26.11.2026

“InfoNata” 26.11.2026

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Qorrolli: Brukseli po e trajton Kosovën me logjikën e Luftës së Ftohtë

Qorrolli: Brukseli po e trajton Kosovën me logjikën e Luftës së Ftohtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën