tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Gecaj: Qeveria deri më tani nuk ka dhënë sinjal që mund ta mbajë vendimin e marrë deri në fund

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Hysen Gecaj , njohës i sigurisë ka thënë se deri më tani Qeveria nuk ka dhënë ndonjë sinjal që është në gjendje që të i përmbahet një vendimi që ka marrë deri në fund.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se është e duhur që çdo veprim të merret në koordinim me aleatët e shtetit të Kosovës.

“Kjo është fatkeqësi për ne. Po të ishte në rregull politikanët tonë do të kuptonin më kohë se cili është orientimi të cilin duhet ta ndjekin dhe jo të vinë deri në këtë situatë. Situatë të ngjashme kemi pasur edhe në kohën kur kryeministri vendosi që të aplikojë vendimin për targa dhe më pas është detyruar më u tërheqë. Gjë që mendojë që për një qeveri dhe një shtet është shembull i keq. Deri më tani qeveria nuk ka dhënë një sinjale që është e zonja me marrë një vendim dhe më iu përmbajte atij. Nuk ka mundësi, sepse nuk i ka kapacitetet politike as të sigurisë dhe asnjë kapacitet tjetër të nevojshëm për më e realizua atë qëllim.  Prandaj është mirë dhe gjithmonë ka qenë mirë më u përmbajte marrëveshjeve me miqtë tanë ndërkombëtare, sidomos më ata që na kanë ndihmuar deri në ndërtimin e shtetit tonë. Qeveria çështjen e sigurisë po e sheh shumë ngushtë, por nuk është aspak e tillë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, situatën e krijuar në veri të vendit e kanë dënuar vendet e QUINT-it, ku i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të zmbrapsen menjëherë nga veprimet në veri.

Tutje thuhet se ata dënojnë veprimet për hyrje në ndërtesat komunale pavarësisht thirrjes së tyre për përmbajtje.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”.

QUINT-i reagon pas zhvillimeve në veri: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.