Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Para ndërtesës është paralajmëruar edhe sot një protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta pritet të mbahet në shenjë revolte ndaj vendimit, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Një protestë e ngjashme u mbajt edhe dje para objektit të EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës.







