TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fondi Saudit konfirmon 12 milionë € për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një spital Pulmologjie

by tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Fondi Saudit konfirmon 12 milionë € për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një spital Pulmologjie

Fondi Saudit për Zhvillim konfirmoi se do të financojë me 12.3 milionë euro segmentin përfundimtar të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Në kuadër të bashkëpunimit me Kosovën të këtij institucion shtetëror të Arabisë Saudite që financon projekte zhvillimore në vende të tjera, është diskutuar edhe financimi i një projekti të ri në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht ndërtimit të Spitalit të ri të Pulmologjisë në QKUK, me vlerë prej 20 milionë dollarësh.

Kështu u bë e ditur pas takimit të ministrit kosovar të Financave, Hekuran Murati dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, me përfaqësues të Fondit Saudit për Zhvillim.

Murati tha se gjatë takimit është diskutuar për përfundimin e segmentit të rrugës për Mitrovicë, i cili është financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim edhe më parë, si dhe për marrëveshjen e re ndërkombëtare për pjesën e dytë të këtij segmenti.

“Ne ishim në takim me Fondin Saudit për Zhvillim që kishim në rrugën për Mitrovicë për segmentin tashmë të përfunduar, i cili ka qenë i financuar nga fondi. Siç e dini tash kemi nënshkruar dhe marrëveshjen ndërkombëtare për pjesën e dytë të këtij segmenti që kompleton të gjithë segmentin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Gjatë takimit diskutuam dhe për projektin tjetër qe ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë, spitali i ri i Pulmologjise, prej 20 milion dollarë; në mënyrë qe të sigurohet një hapësirë moderne në hapësirat e QKUK-së”, tha Murati.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, bëri të ditur se Fondi Saudit për Zhvillim do të financojë me 12.3 milionë euro segmentin Smrekonicë-Mitrovicë, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve do ta mbulojë Republika e Kosovës.

“Po ashtu, për segmentin Smrekonicë – Mitrovicë, tani e kemi marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim, e cila është nga viti 2024, kurse marrëveshja, siç e dini, ka marrë kohë gati 2 vjet për shkak të një kuvendi jofunksional. Sipas kësaj marrëveshje, Fondi Saudit për Zhvillim do ta financojë këtë segment me 53 milionë rialësh sauditë, apo 12.3 milionë euro, ndërsa Republika e Kosovës do të kontribuojë mbi 3.7 milionë euro, pra diku në gjithsej projekti 16 milionë euro. Sigurohemi që projekti të shkojë pa pengesa dhe menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave do të fillojmë me procedurat e tenderimit për realizimin e këtij segmenti përfundimtar që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Ky investim është i rëndësisë së veçantë, sepse mundëson përfundimin e kësaj lidhje mes Prishtinës-Vushtrrisë dhe Mitrovicës, me realizimin e këtij projekti do të ulet ngarkesa në trafik, do të krijohen kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, por njëkohësisht do të përmirësohen edhe ambienti për zhvillim ekonomik”, tha Basha.

Përfaqësuesi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan bin Abdulrahman Al-Marshad, tha se janë të kënaqur me përfundimin e projektit të parë dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit me Kosovën.

“ Përgëzojmë për përfundimin e projektit të parë, rrugës Prishtinë–Mitrovicë, ndërsa vitin e kaluar nënshkruam edhe një marrëveshje për një segment tjetër të së njëjtës rrugë. Jemi shumë krenarë që jemi partner zhvillimor i Kosovës dhe dëshirojmë ta vazhdojmë këtë partneritet. Kemi diskutuar gjithashtu për një projekt shumë të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë. Presim me padurim të nënshkruajmë së shpejti marrëveshjen e kredisë për financimin e këtij projekti, ndoshta në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Patëm një diskutim shumë të frytshëm për projektet zhvillimore në Kosovë dhe ndikimin që ato kanë te qytetarët. Jemi këtu për të treguar gatishmërinë tonë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Kosovë”, tha ai.

Përfundimi i këtij segmenti do të mundësojë kompletimin e lidhjes rrugore Prishtinë–Vushtrri–Mitrovicë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën