TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

by teve1.info
5 muaj ago
1
A A
Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

“Duhet të bëjmë çdo gjë që ta fitojmë ndeshjen, për 90 minuta, 120 minuta apo në penallti”, këto ishin fjalët e selektorit të Kosovës, Franco Foda në prag të ndeshjes me Sllovakinë.

Foda, të hënën kur edhe Kosova nis grumbullimin e këtij muaji, ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjeve të “play-offit” për kualifikim në Botërorin e këtij viti.

Selektori i “Dardanëve” ka insistuar se tani janë në “play-off” dhe mund ta shkruajnë historinë, duke u kualifikuar në Kupën e Botës.

E për të bërë një gjë të tillë, Kosova duhet t’i fitojë dy ndeshje, gjysmëfinalen dhe finalen për të qenë pjesë e Grupit D të Botërorit, ku janë SHBA, Paraguai e Australia.

Megjithatë, fokusi i Kosovës është te ndeshja me Sllovakinë, që luhet të enjten mbrëma në Bratislavë.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë dhe e dimë se Sllovakia ka një ekip shumë të fortë. Por, ne kemi besim në ekipin tonë dhe tani kemi tri ditë për t’u përgatitur. Sigurisht, që duam të luajmë në finale, të cilën e zhvillojmë në shtëpi dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar në Bratislavë”, ka thënë Foda.

Ai ka zbuluar se janë përgatitur për të gjithë skenarët, përfshirë edhe penalltitë pasi veçse ka ide të qarta se kush do të gjuante nga pika e bardhë.

Kosova do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm, kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu, të dy të lënduar. Foda ka pranuar se janë mungesa të mëdha dhe të rëndësishme por ka thënë se do t’i ketë zgjedhjet e duhura për zëvendësimin e tyre.

Gjithashtu, shkaku i lëndimeve mungojnë edhe Leart Paqarada e Muharrem Jashari ndërsa është bërë e ditur se ekipit si lojtar i 25-të në listën e publikuar ditë më parë, i është bashkuar edhe Leard Sadriu.

“Sigurisht që mungesat e këtyre lojtarëve kanë rol të rëndësimin por i kemi bërë kalkulimet tona dhe besoj se do të bëjmë zgjedhjet e duhura. Edhe në të kaluarën kemi qenë në gjendje ti zëvendësojmë lojtarët e rëndësishëm dhe gjithmonë ata që janë aktivizuar në fushë kanë treguar se e kanë merituar vendin këtu”, ka shtuar Foda.

Sa i përket përgatitjeve, Foda ka pranuar se nuk do të ketë nevojë për stërvitje fizike pasi lojtarët janë në top-formë dhe i janë bashkuar Kosovës të gatshëm nga klubet e tyre. Sipas tij, fokusi gjatë përgatitjeve do të jetë tërësisht në aspektin taktik.

“Do të punojmë që parimet tona t’i zbatojmë në fushë për t’iu përgjigjur lojës, sidomos kur marrim topin dhe nisim sulmin. Duhet të punojmë në atë se çfarë presioni do ti bëjmë kundërshtarit dhe çfarë zgjidhjes kemi ndaj një ekipi si Sllovakia”, ka insistuar Foda.

Gjithashtu, Foda nuk ka harruar as tifo-grupin “Dardanët” për të cilët ka thënë se kanë shumë respekt dhe u janë mirënjohës e falënderues për mbështetjen në të gjitha ndeshjet, sidomos në ato në udhëtim.

Ai ka thënë se “Dardanët” i japin energji Kombëtares së Kosovës me mbështetjen tyre që sipas tij ua jep ndjesinë sikurse po luajnë në shtëpi.

Kosova pritet të ketë përkrahje të madhe në Bratislavë dhe nëse arrin ta mposht Sllovakinë, atëherë do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani për një vend në Kupën e Botës.

Kualifikimi eventual në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada por edhe në finale të “play-offit”, do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

Deri tani, 50 serbë morën lejeqëndrim të përhershëm në Kosovë

Deri tani, 50 serbë morën lejeqëndrim të përhershëm në Kosovë

Ibishi: Disa parti politike po na kopjojnë programin tonë zgjedhor

Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

Albin Krasniqi i Prishtinës shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” nga FFK

Albin Krasniqi i Prishtinës shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” nga FFK

Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

64 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive, angazhohen qindra forca dhe mjete

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive, angazhohen qindra forca dhe mjete

​Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar nga gjykata

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku komenton takimin e Haxhiut: Fotografi e një partie të papërgjegjshme

Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj

Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën