TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Flamurtari ndez “bombën” e merkatos, gati të transferojë Sokol Cikalleshin e Armando Sadikun

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Flamurtari ndez “bombën” e merkatos, gati të transferojë Sokol Cikalleshin e Armando Sadikun

Sokol Cikalleshi ka “zbarkuar” në Vlorë dhe ka ndezur menjëherë spekulimet për një transferim të bujshëm te Flamurtari. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një takim maratonë, që ka zgjatur rreth tre orë, me presidentin Sinan Idrizi.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se mes Cikalleshit dhe Idrizit është diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm që në merkaton e janarit. Presidenti i Flamurtarit i ka bërë të qartë sulmuesit se është i gatshëm t’i plotësojë çdo kusht financiar, vetëm për ta pasur pjesë të skuadrës në këtë moment delikat.
35-vjeçari nga Kavaja ka një karrierë të pasur me fanellën kuqezi, ku numëron 60 ndeshje dhe 13 gola të shënuar me Kombëtaren shqiptare.

Sulmuesi ka luajtur së fundmi në Turqi me Adanaspor, ndërsa nga janari i këtij viti, aktualisht është lojtar i lirë.

Cikalleshi nuk është i vetmi “big” në radarët e Flamurtarit. Vlonjatët kanë hedhur sytë edhe nga Armando Sadiku, një tjetër ish-sulmues i Kombëtares shqiptare dhe një nga golashënuesit më të spikatur të viteve të fundit.

34- vjeçari ka një karrierë të pasur, duke luajtur me klube të njohura sidomos në Zvicër dhe Spanjë. Aktualisht, Sadiku është pjesë e Belinzonës në Zvicër, derisa gazeta raporton se ndërmjet klubit e lojtarit pritet të ketë bisedime edhe gjatë muajit janar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mlladiqin

O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mlladiqin

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën