TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja deponon ankesën në CAS

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
FFK-ja deponon ankesën në CAS

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumania – Kosovë, të zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht.

Ndeshja ishte ndërprerë të minutat shtesë kur rezultati ishte 0:0 pas një acarimi në fushë të lojtarëve që pasoi me thirrje “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.

Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën, ku disa prej tyre bënë veprime josportive ndaj tifozëve rumunë deri po largoheshin dhe refuzuan të kthehen përkundër që gjyqtari insistoi se ata të dalin sërish për të vazhduar ndeshjen.

Një orë pas ndërprerjes, gjyqtari dhe lojtarët e Rumanisë u kthyen në fushë, ku u sinjalizua fundi i ndeshjes.

UEFA ka regjistruar ndeshjen e ndërprerë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Rumanisë, ndërsa federatën rumune e ka gjobitur me 128 mijë euro si dhe e ka dënuar me një ndeshje pa shikues.

Në anën tjetër, FFK-ja ka marrë një gjobë prej 6 mijë eurosh kurse CAS-it i është drejtuar për të kërkuar drejtësi ndaj vendimit të UEFA-s.

“FFK-ja përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar. Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Dy ditë më parë, federata rumune njoftoi se i i është drejtuar CAS-it për gjobën prej 128 mijë eurove, dënimin për zhvillimin e ndeshjes së ardhshme të Rumanisë pa shikues dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjobës për FFK-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë, Kharkivi fiton

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë, Kharkivi fiton

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën