TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Federatat do të bëhen me zyrtar të veçantë për raportimin e dhunës

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Federatat do të bëhen me zyrtar të veçantë për raportimin e dhunës

Të gjitha federatat sportive do të duhet të angazhojnë një zyrtar i cili do të merret me ankesat e sportistëve për dhunë apo dukuri të tjera negative në ngjarjet sportive. Kjo vjen me ndryshimet që po bëhen në Ligjin për sport.

E kjo po mirëpritet nga drejtuesit e federatave sportive në Kosovë të cilët thonë se një organ i tillë do t’ua lehtësojë sportistëve rrugën e raportimit në rastet kur diskriminohen në aktivitetin e tyre.

Në Federatën e Volejbollit thonë se janë të gatshëm të zbatojnë këtë pikë të ligjit të ri për sport.

“Ne duhet t’i zbatojmë ligjet që vijnë nga qeveria dhe Ministria e Sportit sepse jemi të obliguar dhe me siguri se do t’i zbatojmë. Ky është një hap mjaftë i mirëseardhur për federatat edhe pse do të thosha që volejbolli nuk njihet si sport i dhunshëm, përjashto rastin e fundit që e kishim para disa ditësh por kjo na bënë të kuptojmë që edhe ne për problematikat më të vogla që i kemi pasur deri më tani jemi munduar që nëpërmjet këshillave e takimeve kemi arritur që t’i evidentojmë me kohë dhe të marrim masa…Ky person që do të emërohet me siguri që duhet të jetë i komunitetit të volejbollit, të jetë adekuat dhe duhet të jetë fleksibil në mënyrë që të gjithë sportistët t’i shprehin ato shqetësimet e veta që i kanë në lidhje me ngjarjet dhe dukuritë negative në sport”, thotë Valon Nikqi, sekretar i FVK-së.

Sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi konsideron se ky ligj do t’u shërbejë federatave që të jenë të hapura për raportim të rregullt të dukurive negative në ngjarjet sportive.

“Kjo është pikë shumë e rëndësishme në sport, është një prej pikave kyçe që e sjellë imazhin e sportit tek publiku. Ne kemi pasur edhe më herët një zyrtar ndërlidhës me komisionin për raportimin e dukurive negative që është i themeluar nga MKRS-ja në bashkëpunim me Komitetin Olimpik dhe Institucionet tjera përgjegjëse si Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës…Kjo gjë është shumë e mirë për shkak se ne duhet të mësohemi që në organizimet tona që i bëjmë të kemi një sistem të raportimit të rregullt të dukurive negative te organet gjegjëse”, deklaron Gashi.

Ndërsa, edhe pse thotë se në atletikë nuk ka pasur asnjëherë raste të dhunës fizike, kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani deklaron se zyrtari që do të angazhohet brenda federatave do të kujdeset që asnjë sportisti të mos i bëhet e padrejtë në cilën do garë që merr pjesë.

“Është e mirëseardhur dhe besoj që me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, me një mbikëqyrje apo sygjerime e këshilla të ndryshme është e mirëseardhur për çdo federatë që tani e tutje ne t’i përmbahemi atyre dispozitave të cilat janë të shkruara me përpikmëri, ta duam sportin, federatat, klubit, atletët sidomos te ne që askush mos t’i hyjë në hak askujt por ta merr atë që e meriton por edhe të jap atë që është i obliguar të jap”, thekson Sylejmani.

Në fillim të muajit dhjetor u regjistrua rasti i fundit i dhunës në sport ku gjatë ndeshjes së volejbollit ndërmjet Pejës dhe Ferizajt u përleshën lojtarët dhe tifozët.

Federata e Volejbollit mori vendim për pezullimin e gjashtë volejbollistëve për një kohë të pacaktuar./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën