TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FBI zbulon rastin e kosovarit: Krime kibernetike dhe shitje të të dhënave

by Teve1
21 minuta ago
0
A A
FBI zbulon rastin e kosovarit: Krime kibernetike dhe shitje të të dhënave

Shtetasi kosovar Ardit Kutleshi, 28-vjeç, është deklaruar fajtor në Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në krijimin dhe operimin e Rydox, një platformë online ku shiteshin të dhëna personale të vjedhura dhe mjete të përdorura për krime kibernetike.

Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ndërsa rasti është shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga FBI Cyber Division, e cila tha se Rydox kishte vendosur në shitje të dhëna të ndjeshme dhe identitete të vjedhura të mijëra personave.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Rydox ishte aktive të paktën që nga viti 2016 dhe gjatë kësaj periudhe realizoi më shumë se 7,600 transaksione, duke gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të ardhura.

Në platformë tregtoheshin informacione personale, të dhëna për qasje në llogari dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime online.

Kutleshi është deklaruar fajtor për vjedhje të rëndë identiteti dhe konspiracion për pastrim parash. Ai ishte arrestuar nga autoritetet në Kosovë në dhjetor të vitit 2024 dhe në vitin 2025 ishte ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara.

“Rydox vendosi në shitje mjete për krimin kibernetik dhe të dhëna sensitive, përfshirë identitetet dhe të dhënat e hyrjes së mijëra personave”, deklaroi Brett Leatherman, ndihmësdrejtor i Divizionit Kibernetik të FBI-së.

Ndërkohë, prokurori amerikan Troy Rivetti tha se Kutleshi dhe vëllai i tij Jetmir, i cili ishte deklaruar fajtor dhe ishte dënuar në dhjetor 2025 para se të deportohej në Kosovë, e kishin operuar platformën për përfitim financiar.

“Këto lloj krimesh kibernetike shkaktojnë jo vetëm humbje financiare, por edhe dëm psikologjik te viktimat”, tha Rivetti.

Autoritetet amerikane kishin sekuestruar domenin e Rydox në dhjetor 2024, duke ndërprerë funksionimin e platformës. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim mes FBI-së dhe institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malajzisë.

Kutleshi pritet të dalë para gjykatës për shqiptimin e dënimit më 9 shkurt 2027. Për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit parashihet një dënim minimal i detyrueshëm prej dy vitesh burgim, ndërsa akuza për konspiracion për pastrim parash mbart një dënim maksimal prej 20 vitesh.

Dënimin përfundimtar do ta përcaktojë gjykata federale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

​Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

​Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën