Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi tani ndodhet në Hagë para vendimit, kur kanë mbetur më pak se 13 orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Familja e Thaçit dhe familjarë të tjerë që nga dita e hënë kanë nisur t’i kryejnë vizitat e fundit para se të jepet vendimi final për katërshen e UÇK-së.
Seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të nisë nesër me fillim nga ora 10:00.







