TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar: Nëse Kosova nuk dëshiron një ”Republikë të re Serbe” si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, ShBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në veri

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se  se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje, por se është angazhim ndërkombëtar për Kosovën, ligjërisht i detyrueshëm.

Ai në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” tha se Kosova duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron dhe duhet të lëviz menjëherë në krijimin e Asociacionit.

“Kjo nuk do të jetë një republikë e re serbe si Bosnja dhe Hercegovina. Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Ato përmenden në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni Serb i Komunave duhet të vijë. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për këtë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një projekt-marrëveshje. Për shkak të Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar ai.

Por duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do parimisht këtë Asociacion – ishte pyetje e gazetës austriake.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar.

Escobar tha se dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policies.

“Ne duhet të thyejmë ciklin e dhunës. Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqësia e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë. Dhe atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetarë komunash”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

​“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK kërkon amendament në Projektligjin për Specialen: Të ndalohet rihapja e rasteve për të njëjtat fakte

Kurti: Abdixhiku vetëm ka refuzuar propozimet tona, lista me 15 nënshkrime ishte e paqartë

Kurti njofton për takimet me ambasadorët: Diskutuam për rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

​Në prag të duelit me Dardanët, Austria stërvitet në “Fadil Vokrri”

Çeku: Në Ditën e Studentëve përuruam ndërtesën e re të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore

Çeku: Në Ditën e Studentëve përuruam ndërtesën e re të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore

​Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

​Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën