TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Energji për Barazi”, kërkohet rritja e përqindjes së grave në sektorin e energjisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​“Energji për Barazi”, kërkohet rritja e përqindjes së grave në sektorin e energjisë

Një prej sfidave më të mëdha për gratë e punësuara në sektorin e energjisë, po thuhet se është përqindja e ulët e tyre në pozitat e ndryshme teknike e menaxheriale, si në kompani private dhe publike. E për këto probleme, MCC/MCA Kosovë, ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.

“Energji për Barazi” ka tri nën aktivitete, prej të cilave gratë në sektorin e energjisë do të përfitojnë grante në vlerë prej 2.5 milionë dollarë, mundësi punësimi nga ana e trajnimeve dhe shpërblime.

Kështu ka thënë drejtori i këtij projekti JETA, MCA Kosovë, Hamit Qeriqi.

“Komponenti kryesor është i granteve që do të jepen për kompanitë e energjisë. Komponenti tjetër, është mundësi për zhvillim të fuqisë punëtore, përmes trajnimeve të stafit dhe të kompanive. Komponenti i tretë, është i çmimeve apo shpërblimeve që, do të jepen për kompanitë të cilat bëjnë ndryshime, krijojnë politika dhe ambient të përshtatshme, për punësimin, mbajtjen dhe zhvillimin në karrierë të punëtoreve gra në kompanitë e tyre”, ka thënë Qeriqi.

Qeriqi ka shtuar se në të njëjtën kohë do të kontribuojnë edhe në përfshirjen e grave, që nuk janë më pjesë e tregut të punës, përmes trajnimeve të ndryshme, prej të cilave edhe do të punësohen.

“Një prej problemeve kryesore ka qenë përqindja e ulët e tyre në sektorin e energjisë por, edhe pozita të ndryshme teknike dhe menaxheriale që mbajnë gratë, qofshin kompani private apo publike. Të njëjtën kohë do të kontribuojmë edhe me përfshirjen e grave, të cilët nuk janë aty më në tregun e punës, përmes trajnimeve të ndryshme, të bashkëngjiten në fuqinë punëtore, në sektorin e energjisë, që do të jenë të punësuara pas atyre trajnimeve apo, punën praktike që do të ofron aktiviteti “Energji për Barazi”, ka shtuar Qeriqi, shkruan KP.

E vlera e këtyre granteve, do të ndahen sipas bizneseve.

Për ndërmarrjet mikro të vogla, vlera e granteve do të jetë deri në 30 mijë dollarë, për ndërmarrjet e mesme deri 60 mijë dollarë, kurse për ndërmarrjet e mëdha që kanë mbi 200 punëtorë të punësuar, vlera do të jetë 120 mijë dollarë.

Qeriqi, ka theksuar se duhet marrë parasysh se do të kërkohet bashkëfinancim nga ndërmarrjet.

“Vlera e granteve në total, është një përllogaritje që do të jenë diku 2.5 milionë dollarë, gjatë kohës kur do të zbatohet projekti. Por e kemi ndarë në kategori të ndryshme, varësisht prej madhësisë së normales, për ndërmarrjet mikro të vogla do të ketë vlerë deri në 30 mijë dollarë, të mesëm planifikojmë që vlera maksimale të jetë 60 mijë dollarë, kurse për ndërmarrjet e mëdha që kanë mbi 200 punëtorë të punësuar, vlera do të jetë 120 mijë dollarë, duke pasur parasysh se do të kërkohet bashkëfinancim nga ndërmarrjet”, ka theksuar ai.

Projekti “Energji për Barazi” ka filluar në korrik të këtij viti dhe planifikohet të përfundojë me 30 prill të 2029.

Tags: ​“Energji për Barazi”MCAsektori i energjise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën