Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të buta për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Mëngjesi dhe mbrëmja pritet të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë./teve1.info/







