Naim Hajra ka kritikuar partitë opozitare, duke vlerësuar se roli i tyre në skenën politike po lë për të dëshiruar.
Ish-kandidati i LDK-së për deputet ka thënë se aktualisht vendi ka një parti që po qeveris me numra të brishtë, ndërsa opozita, sipas tij, nuk po arrin të artikulojë kauza të qarta.
“Aktualisht e kemi një parti e cila po qeveris me numra të brishtë. Opozita nuk po vuan për mungesë numrash, por për mungesë kauzash të qarta”, ka deklaruar Hajra në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Ai ka theksuar se partitë opozitare duhet të kenë kauza të drejta dhe t’u prezantojnë qytetarëve nismat e tyre.
“Partitë opozitare duhet të kishin kauza të drejta dhe t’u binin qytetarëve me nismat e tyre”, ka thënë Hajra.







