Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush pasi i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë, i cili duke kaluar në pikën kufitare, bashkë me pasaportën ka ofruar mito zyrtarit policor. Është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh/teve1.info/







