TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emërimi i Gjeneralit aktiv si president mund të jetë shkelje kushtetuese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avdia: Shqipëria të padis Serbinë në Këshillin e Evropës për adresat e pasivizuara të shqiptarëve në Luginë  

Shkruan: Tomor Avdia

Propozimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare për postin e presidentit të Republikës dhe votimi i sotëm, nga deputetët e Ramës, e ndihmuar dhe nga një votë opozitare, është një shkelje flagrante e frymës që kërkon zgjedhja e presidentit të një vendi.

Kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda për të procesin e zgjedhjes së presidentit në të ardhmen.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 167 thotë: Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Ky nen pra, u ndalon rreptësisht ushtarakëve aktiv të zgjidhen apo eërohen në detyra të tjera.

Prandaj dhe ky emërim dhe një figurë e mbajtur “sekret” nga Rama përbën një precedent të paqartë për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë shqiptare.

Kjo shkelje mund të konsiderohet e rëndë nga Gjykata Kushtetuese.

Ky veprim antikushtetues zhyt vendin në një krizë të rëndë kushtetuese dhe politike.

Kjo së pari, ku Kushtetuta në përcaktimin e saj është e qartë si kristal dhe është taksative në nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe zgjidhet në detyra të tjera jashtë politike apo administrative.

Ai që beson se mund ta “shesë” Gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv, ai tallet me Kushtetutën, ushtrinë dhe shoqërinë shqiptare.

Gjeneral Begaj, i cili edhe në këtë moment është shefi i shtabit të përgjithshëm, aktiv pas nuk ka emërimi të një gjenerali të ri në vend të tij.

Pra aktiv, po jep dorëheqjen apo po shkarkohet me dekret, pra po largohet nga ushtria si ushtarak aktiv pikërisht për të marrë një detyrë që Kushtetuta nuk e lejon.

Do të ishte antikushtetuese dhe jashtë çdo logjike ligjore të shpallësh ushtarak jo aktiv atë që kalon nga karrigia më e lartë e ushtrisë në karrigen më të lartë të shtetit.

Në rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohësh të kishte hequr dorë nga funksionet ushtarake.

Për qëndrimin e tij të dy ditëve tē fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetutë për ambiciet e tij për pushtet.

Dy ushtarakët Gjeneral Moisiu dhe Nishani, kanë marrë këtë detyrë pasi kanë qenë larguar zyrtarisht shumë kohë më herët nga ushtarak aktiv.

Kushtetuta në nenin e saj 167 është taksative ku thotë se ushtarakët, për kohën që janë ushtarak aktiv nuk mund të kenë, ushqejnë ambicie për pushtete të tjera.

Me këtë akt që mund të përbëjë shkelje, antikushtetues krijohet precedenti i rrezikshëm për vendin sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes së ushtarakëve në pushtet pavarësisht se Kushtetuta nuk i lejon ata.

Njëlloj si sot Bajram Bega, nesër një pasardhës i tij mund të përdor këtë precedent kushtetues.

Një veprim i tillë, mund të jetë flagrante e kapjes së shtetit dhe Kushtetutës, nga një kryetar partie si Edi Rama!

Kushtetueshmëria dhe institucioni i presidentit të Republikës, duhet të mbrohet.

Ky institucion dhe fyma duhet të ishte pjesë kompromisi, që të drejtohet nga zgjidhje e propozuar nga opozita, për të cilën u mundua Rama ta shesë tek Ali Basha.

Duke tentuar dhe të krijojë dhe një lojë qesharake brenda kampit opozitar që ai i dirigjonte.

Tani skenari dështoi, por dhe kēshilla e ndërkombëtarëve për një president, konsensui u hodh poshtë nga Rama.

Ata tentuan që ta bënin një gjë të tillë për dy arsye, e para për të ruajtur balancin e pushtetit, që mos të jetë e tëra në duartë e PS-së.

Së dyti, për të mbyllur sadopak gropën e zezë, që kishte procesi i manipulimit dhe i vjedhjeve të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Incidenti në Komoran nuk lidhet me zgjedhjet – Kryeprokurori Zejnullah Gashi jep detajet pas të shtënave me armë

Incidenti në Komoran nuk lidhet me zgjedhjet – Kryeprokurori Zejnullah Gashi jep detajet pas të shtënave me armë

Pula: Rreth tetë incidente të raportuara, s’ka të ndaluar

Pula: Rreth tetë incidente të raportuara, s’ka të ndaluar

Osmani udhëton për në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Osmani udhëton për në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Dyshohet se një person fotografoi votën në Deçan, Mushkolaj denoncon rastin

Dyshohet se një person fotografoi votën në Deçan, Mushkolaj denoncon rastin

Rrahje dhe të shtëna me armë në Komoran, Policia nis hetimet – Nuk raportohet për persona të lënduar

Rrahje dhe të shtëna me armë në Komoran, Policia nis hetimet – Nuk raportohet për persona të lënduar

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Deri në orën 15:00 kanë votuar 25.21% e qytetarëve — më pak se në zgjedhjet e vitit 2021

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një person shoqërohet nga Policia në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën