TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

by teve1
12 muaj ago
6
A A
Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka deklaruar se ndër datat e përmendura si opcione për zgjedhjet e reja, 28 dhjetori është më e përshtatshmja për subjektin e tij politik.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Thaçi ka theksuar se Vetëvendosje është e gatshme të shkojë në zgjedhje “kurdoherë”, pavarësisht datës që do të vendoset.

“Që të dy opsionet për ne janë në rregull, mirëpo 28 dhjetori sigurisht që është datë më e mirë për zgjedhje. Por, pavarësisht kësaj, ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi deklaruar vazhdimisht se jemi të gatshëm kurdo herë për zgjedhje. Na vjen keq që nuk u arrit të krijohet qeveria, sepse kishim një opozitë që qëndroi stoike në bllokadën e shtetit, prandaj këtë përgjegjësi do ta bartin para qytetarëve ata që e bllokuan krijimin e institucioneve”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndjen përgjegjësi që vendi po shkon përsëri në zgjedhje, Thaçi është shprehur se subjekti ka treguar gatishmëri dhe kompromis gjatë gjithë procesit.

“Që nga fillimi kemi bërë kompromise, sepse kemi ofruar opsione të ndryshme, qoftë me tërheqjen e Albulena Haxhiut apo me Albin Kurtin. Ne në vazhdimësi kemi bërë përpjekje që të ecim tutje dhe të krijojmë institucionet tona. Mirëpo u formua një bllok i opozitës, dhe sot në Kuvend u pa qartë votimi i tyre, pra kundër”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mandatari i dytë i LVV-së, Glauk Konjufca ka dështuar që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, pasi ekzekutivi i prezantuar nga ai mori vetëm 56 vota për, 53 votuan kundër dhe katër abstenuan.

Me dështimin e dytë për formimin e ekzekutivit, hapet rruga për zgjedhje të reja./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

​KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë

​KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën