tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Ekstradohet nga Gjermania një person, i dyshuar për vrasje të rëndë në Kaçanik

tëvë1 nga tëvë1
16/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) i moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani.

I njëjti dyshohet për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2022 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, përball Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’.

Postimi i plotë i policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt me datën 10.05.2022, në ora 14:00 kishte pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, përball Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’ ishte një rast i vrasjes së rëndë .

Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të Prokurisë Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet për rastin e vrasjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë personi H.B ( M/K) i moshës 31 vjeçar , ndërsa plagë të rënda trupore kishte pësuar personi tjetër K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas punëve intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H. Q ( M/K) i moshës 38 vjeçar dhe L. T ( M/K) i moshës 22 vjeçar .

Në lidhje me këtë policia rajonale e Ferizajt në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë rreth informacioneve për vendodhjen e dy të dyshuarve, e në anën tjetër Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) i moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani.

Policia Rajonale e Ferizajt të dyshuarin e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe ndaj tij nga gjykata është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër H.Q.

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.