TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, një nga Kroacia në Kosovë dhe një nga Kosova në Suedi

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara janë realizuar ekstradime të personave të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar, në bashkëpunim me autoritetet e Kroacisë dhe Suedisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimet janë kryer në bazë të legjislacionit në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse.

Në rastin e parë, më 30.04.2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, për veprat penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike” si dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, i njëjti i është dorëzuar njësive kompetente policore për procedura të mëtejshme ligjore.

Në rastin e dytë, më 01.05.2026, është realizuar ekstradimi nga Kosova drejt Suedisë i një shtetasi kosovar, i kërkuar nga autoritetet suedeze përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën