TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekspozimi i armatimit të FSK-së nga Kurti vlerësohet se u bë për shkak të fushatës elektorale

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Ekspozimi i armatimit të FSK-së nga Kurti vlerësohet se u bë për shkak të fushatës elektorale

Kryeministri Albin Kurti gjatë të martës ishte për vizitë në depon e armëve të FSK-së ku edhe publikoi video të këtij armatimi. E kjo po vlerësohet se është bërë në prag të fushatës zgjedhore dhe për qëllime elektorale.

Mbrëmjen e së martës shkoi në depon ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim Forca e Sigurisë së Kosovës.

Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, kryeministri Kurti tha se ky armatim modern është një pjesë e vogël e sasisë së armatimit që është blerë.

E koloneli në pension i FSK-së, thotë se armatimi i ekspozuar nuk është ndonjë sekret, por që përmban elemente të fushatës parazgjedhore.

“Ky ishte thjesht një manifestim shumë i varfër edhe i prezantimit të armatimeve sepse armatime të tilla çfarë u ekspozuan së paku ato që u panë në TV dhe me të cilat u pa edhe kryeministri edhe komandanti i FSK-së, janë armatime të zakonshme fare të zakonshme të cilat i kanë edhe struktura të nivelit më të ulëta të institucioneve të sigurisë nëpër vende të ndryshme”, ka deklaruar koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj.

Sipas tij, fokusi më i madh nga institucionet shtetërore duhet të jetë tek ngritja e kapaciteteve operacionale sesa të ekspozohen ato në rrjete sociale.

“Kemi krekosje kur thuhet se asnjëherë deri më tani nuk është investuar në ushtrinë e vendit më shumë se deri më tani. Po është e natyrshme kjo, në secilin vit do të investohet më shumë se vitin paraprak, plus duhet ta kemi parasysh që deri në vitin 2018, FSK nuk ka pasë të drejtë të blejë armatime të rënda prandaj nuk mund t’i kritikojmë Qeveritë paraprake pse nuk kanë investuar në ushtri”, ka deklaruar ai.

Të dëmshëm këtë veprim të Kurtit po e sheh edhe anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Hisen Berisha.

Madje vlerëson se kreu i Qeverisë ka cenuar edhe sigurinë kombëtare.

“Sikur të kishte shtet, në kuptimin ne kemi shtet por institucionet e pa kapura ose të pa komprometuara, pra një inteligjencë operative autonome të Forcës, Ushtrisë pra ushtarake dhe një Inteligjencë Kombëtare të pakomprometuar që nuk i ka para shtetit dhe para institucioneve të shtetit liderët dhe ata që i kanë emëruar aty, ky njeri do duhej të akuzohej për një abuzim, për një rrezikim të sigurisë kombëtare me theks të veçantë të ushtrisë”, tha Berisha.

Tëvë1 ka kërkuar gjatë ditës një qëndrim edhe nga deputetët e partisë në pushtet në Komisionin për Siguri, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën