Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës kundër Call Center-ave ilegalë, i zhvilluar në disa qytete të vendit.
Tëvë1 ka mësuar nga burimet se gjatë operacionit janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “shpëlarje parash”.
Sipas këtyre burimeve, M.P. është arrestuar në Prishtinë, ndërsa I.H., nga Ferizaj. Të dy dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe se veprimtarinë e kanë zhvilluar që nga viti 2019.
Operacioni është realizuar njëkohësisht edhe në disa shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë, Qipron, Finlandën dhe Izraelin.
Gjatë aksionit janë konfiskuar pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe mjete të tjera./teve1.info/
Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare











