Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje në pasi kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij dhe kishte gjuajtur me armë zjarri në afërsi të saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Vushtrri. Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën në Vushtrri dhe më pas në QKUK-Prishtinë
“Viktima pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe e njëjta ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar me një mjet të fort dhe me pas e kishte gjuajtur me arme zjarri dy herë, një herë ne ajër dhe një herë në drejtim të këmbëve të saj. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur tre fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe dy karikatorë të armës së gjatë të zbrazur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës./teve1.info/







