TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

by Teve1
43 minuta ago
1
A A
Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka përmendur fare dënimin ndaj ish-krerëve të UCK-së në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Fjala e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u përqendrua tek inteligjenca artificiale, ku e përmendi edhe ‘’ministren Diella’’, por jo edhe dënimin ndaj krerëve të UÇK-së.

Rama dënimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin e pati quajti si ‘’Marre’’ të Gjykatës Speciale.

Ndërsa, në vitin 2022, ishte Rama ai që pikërisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kishte folur për gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaci por edhe për raportin e Dick Martyt mbi të cilin u krijua Specialja, raportin të cilin e pati quajtur si të “tmerrshëm”.

“Në bazë të atij raporti është krijuar Gjykata Speciale e Kosovës dhe ka arrestuar pa aktakuzë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai priti një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza. Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”, pati thënë Rama.

Po ashtu pati thënë se “Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”.

Ndërsa, në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, foli për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe kujtoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehu keqardhje për mungesën e Thaçit në këtë aktivitet.

“Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi”, u shpreh Rama.

Rama tha se Thaçi nuk është sot pjesë e këtij takimi, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si një tradhti ndaj tij.

“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptar Sal Rusi. Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot pjesë këtu, sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Ëashingtonin e Kosovës”, tha Rama.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në shkallën e parë i ka dënuar krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim: Hashim Thacin me 25 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca në Nju Jork: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi

Konjufca në Nju Jork: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi

Dita e dhjetë: Nis protesta në Prishtinë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dita e dhjetë: Nis protesta në Prishtinë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën