Në Prishtinë ka nisur protesta për rastin e Arlinda Zekajt e cila u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, ndonëse kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanoset.
Protesta po organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Kërkesa e tyre është drejtësi për Arlindën dhe marrje e përgjegjësisë nga institucionet.
Ndër kresat e protestuesve është edhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gëravalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Kryeprokurorja e Prokurorisë së Pejës Lumturije Vuçetaj, dhe Prokurorja e së rastit, njëherësh koordinatore për rastet e dhunës në familje, Arlinda Nallbani-Gacaferri janë suspenduar.
Poashtu janë suspenduar edhe 11 zyrtarë policorë për lëshimet në këtë rast.
Ndërsa, Gazmen Hoxha ka dhënë dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës./teve1.info/








