TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet se patën problem me linjat, sulmohet me ak-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Pagarushë të Malishevës. Një autobus në lëvizje dhe me udhëtarë në të, u sulmua me kallashnikov. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Sulmi dyshohet se ndodhi nga një kompani rivale, pas disa konflikteve për linjat e autobusëve.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
2 1
A A

Po qëndron i parkuar në stacionin e autobusëve.

Por ky autobus nuk do të jetë në radhë për bartjen e udhëtarëve në komunën e Malishevës.

Ndaj të njëjtit, mesditën e së enjtes pati gjuajte me armë zjarri në fshatin Pagarushë.

Madje në pamje duket se dy prej plumbave qëlluan pjesën e shoferit.

Fatmirësisht nga ky rast, nuk pati asnjë të lënduar, ndonëse brenda autobusit ndodheshin udhëtarët.

E në vendin e ngjarjes, u panë edhe copëza të dritares.

Por televizioni mëson se në mes të dyshuarit dhe viktimës kishte disa probleme rreth bartjes së udhëtarëve.

Që të dy punonin me linjë të autobusëve ne fshatrat për rreth komunës së Malishevës.

E personit që u arrestua, policia konfirmuan se iu konfiskua edhe arma AK-47, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë sulm të rëndë.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Si rezultat, personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47”, ka njoftuar Policia.

Rrethanat e rastit tashmë po hetohen nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet nga Prokuroria.

Televizioni provoi të marrë një qëndrim edhe nga pronari i autobusit i cili është sulmuar, por i njëjti ishte i paqasshëm.

Para katër vitesh, një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Gllogjan të Deçanit, ku tre persona mbetën të vrarë, pasi autobusi me nxënës u sulmua nga persona të maskuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Zhduket një grua me fëmijën e saj në Mitrovicë të Jugut

Axha e raporton të zhdukur nipin në Prizren

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Zhduket një grua me fëmijën e saj në Mitrovicë të Jugut

Axha e raporton të zhdukur nipin në Prizren

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Gjendet i vdekur një burrë në Dragash, Policia nis hetimet

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

Mbi 700 të vdekur nga përmbytjet në Nepal

Tërmet në jug të Shqipërisë

Tërmet në jug të Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën