Skuadra e Romës ka marrë një goditje tjetër të rëndë, pasi sulmuesi Paulo Dybala është lënduar sërish dhe nuk pritet të kthehet deri në vitin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar se Dybala pritet të mungojë për disa javë pas lëndimit të muskulit që e pësoi në ndeshjen e fundit të Romës.
Ai u largua në minutën e 12-të kundër Fiorentinës, ndeshje që përfundoi me shifrat 1:1 të dielën mbrëma.
Për Dybalan ky është lëndimi i katërt prejse iu bashkua skuadrës së Romës vitin e shkuar si lojtar i lirë.