Dy vozitës të motoçikletave janë lënduar në një aksident trafiku në mes tyre dhe një automjeti në Prishtinë.
Kështu ka deklaruar për Tëvë1, zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim.
“Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, ka deklaruar ajo.