TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy fytyrat e Serbisë

by Teve1
19 minuta ago
0
A A
Dy fytyrat e Serbisë

Një Serbi që vazhdon të glorifikojë Ratko Mlladiqin dhe të mbështesë politikën e Aleksandar Vuçiqit nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan gazetari dhe redaktori Andrew Retman në një analizë të publikuar nga “EUobserver”.

Retman e vendos funeralin e Mlladiqit në Beograd në qendër të një kritike më të gjerë ndaj politikës së Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, duke argumentuar se për më shumë se një dekadë Brukseli ka investuar politikisht dhe financiarisht në afrimin e Beogradit me BE-në, pa arritur ta ndryshojë kursin politik të vendit.

Analiza nis me një deklaratë të Albin Kurtit nga viti 2011, kur ai e përshkruante politikën e atëhershme të BE-së ndaj Serbisë si përpjekje për ta shkëputur një “oktapod të vogël” nga “gjiganti” rus.

Sipas Retmanit, që nga marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2012, Serbia ka përfituar rreth 1.5 miliardë euro në vit nga Bashkimi Evropian, ka hapur 22 nga 35 kapitujt e negociatave, ndërsa Vuçiqi është pritur në më shumë se dhjetë samite evropiane. Në të njëjtën kohë, qytetarëve serbë u është mundësuar udhëtimi pa viza në pjesën më të madhe të Evropës.

Por, funerali i Mlladiqit në Beograd tregoi një tjetër fytyrë të Serbisë.

“Funerali kuazi-shtetëror në Serbi dhe shpërthimi masiv i zisë në Beograd të hënën për Ratko Mlladiqin, gjeneralin që kreu gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, zbuluan se nacionalizmi grotesk dhe regresiv, krejtësisht në kundërshtim me vlerat e BE-së, ende fshihet nën sipërfaqen e shoqërisë serbe”, shkruan Retman.

Retman vëren se Vuçiqi nuk mori pjesë personalisht në funeral, por aty ishin djali i tij, ministra të qeverisë serbe, lideri i Republika Srpskas, Milorad Dodik, ambasadori rus në Beograd dhe mijëra qytetarë.

Ceremonia u drejtua nga patriarku serb Porfirije

Sipas analizës, ky zhvillim e ka thelluar debatin në BE për mënyrën se si duhet trajtuar Serbia, veçanërisht në një kohë kur procesi i saj i integrimit evropian është ngadalësuar.

Retman kujton se BE-ja ka ndaluar hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë që nga viti 2021, ndërsa këtë vit ka mbajtur 1.5 miliardë euro fonde për shkak të shqetësimeve lidhur me regresin demokratik nën qeverisjen e Vuçiqit.

Reagimet e zyrtarëve evropianë pas funeralit kanë qenë të ashpra.

Eurodeputeti austriak Helmut Brandstetter, sipas Retmanit, ka kërkuar që të mos ketë më negociata për anëtarësim dhe as financim evropian nëse Beogradi vazhdon të admirojë kriminelët e luftës dhe të ushtrojë presion ndaj protestuesve.

Ndërkaq, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se “nuk ka vend në Evropë për glorifikimin e kriminelëve të luftës”.

Fytyrat e Serbisë

Një pjesë e rëndësishme e analizës i kushtohet protestave masive të studentëve në Serbi, të cilat Retman i paraqet si dëshmi të ekzistencës së një force tjetër brenda shoqërisë serbe.

Sipas tij, protestat kanë bashkuar të rinj e të moshuar, qytetarë nga qytetet dhe zonat rurale, si dhe pjesëtarë të klasës së mesme dhe punëtore.

Kjo, shkruan ai, përfaqëson “anën progresive” të Serbisë.

Në kontrast me këtë qëndron mobilizimi rreth funeralit të Mlladiqit, të cilin autori e sheh si shfaqje të një nacionalizmi të rrënjosur thellë.

“Funerali i Mlladiqit tregoi një fytyrë krejtësisht të ndryshme të vendit”, shkruan Retman, duke folur për një “disonancë të thellë kulturore dhe politike” në Serbi, gati katër dekada pas fillimit të luftërave jugosllave.

Autori përmend edhe akuzat se telefonat e liderëve studentorë janë shënjestruar me spyware Pegasus, si dhe dhunën policore ndaj protestuesve.

Paralajmërimi për Bosnjën dhe Ballkanin

Retman e zgjeron analizën edhe përtej Serbisë, duke paralajmëruar se dështimi i politikës evropiane ndaj Beogradit mund të ketë pasoja për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, një prej skenarëve shqetësues do të ishte që Vuçiqi dhe lideri i Republika Srpskas, Milorad Dodik, të kontribuonin në një proces drejt pavarësisë së Republika Srpskas.

Një zhvillim i tillë, argumenton autori, do të mund të çonte drejt destabilizimit të Bosnjë e Hercegovinës dhe të nxiste territore të tjera etnike në rajon që të sfidonin marrëveshjet e vendosura pas luftërave.

Retman argumenton se një destabilizim i tillë do t’i shërbente edhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke krijuar një tjetër burim presioni ndaj Bashkimit Evropian në kohën kur Evropa po përballet me luftën në Ukrainë.

Retman: Vuçiqi nuk është më partneri që paraqitet në samitet e BE-së

Në pjesën më të ashpër të analizës, Retman merret drejtpërdrejt me Vuçiqin dhe të kaluarën e tij politike gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Ai argumenton se përvoja politike e Vuçiqit është në kontrast të madh me imazhin e tij si lider proevropian dhe mysafir i rregullt në samitet e Bashkimit Evropian.

Sipas Retmanit, qeverisja e Vuçiqit është bërë gjithnjë e më populiste dhe autoritare, duke e krahasuar atë me modelet politike të Viktor Orbanit dhe Jarosław Kaczynskit.

Autori është kritik edhe ndaj paralajmërimit të Vuçiqit se mund të kandidojë për postin e kryeministrit pas përfundimit të mandatit presidencial, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të anashkaluar kufizimin kushtetues të mandateve presidenciale dhe duke e krahasuar me manovrat e Vladimir Putinit në Rusi.

Në fund të analizës, Retman sjell edhe të dhëna nga sondazhe të ndryshme mbi raportin e forcave politike në Serbi. Sipas shifrave të cituara prej tij, disa sondazhe tregojnë rritjen e mbështetjes për lëvizjen studentore, ndërsa të tjera ende e nxjerrin SNS-në e Vuçiqit si forcën kryesore politike.

Për Retmanin, megjithatë, çështja shkon përtej rezultateve të një sondazhi apo një zgjedhjeje.

Nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ajo duhet të përballet me të kaluarën e saj, të refuzojë glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe të ndryshojë kursin politik.

Përndryshe, argumenton ai, kontradikta mes vlerave mbi të cilat është ndërtuar BE-ja dhe Serbisë së drejtuar nga Vuçiqi mbetet shumë e madhe për një anëtarësim të saj në Union.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

IQMT intensifikon kontrollet për duhanin, 10 inspektime në Gjakovë dhe Pejë

IQMT intensifikon kontrollet për duhanin, 10 inspektime në Gjakovë dhe Pejë

OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

Dy fytyrat e Serbisë

Dy fytyrat e Serbisë

Dogana  e Kosovës me njoftim për udhëtarët në Aeroport: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

Dogana  e Kosovës me njoftim për udhëtarët në Aeroport: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes: Kur njeriu nuk mundet, nuk duhet t’ia dalë i vetëm

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën