TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Durmishi paralajmëron padi për shpifje ndaj PDK-së

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Durmishi paralajmëron padi për shpifje ndaj PDK-së

Hysen Durmishi

Ky reagim i tij vjen pas deklaratave të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili deklaroi se kjo Ministri ka nënshkruar 42 kontrata njëburimore me vlerë mbi 9 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Durmishi u shpreh se përpjepja e PDK-së për t’i bërë të duken si ajo vet, është e dobët dhe e dështuar.

Madje, ai thotë se mënyra e qeverisjes nga ta, “si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë”.

“Kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë. Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me rradhë. Të gjitha kontratat tjera janë të nënshkruara nga qeverisjet e kaluara, me gabime të mëdha, në projekte, paramasa, pozicione të pa parashikuara e  duke lënë gjithëmonë hapësirën për penallti, pra ku Ministria obligohet të paguaj dëmshpërblime milionëshe pa asnjë punë të kryer. Dhe ndërkohë në teren përballemi me një gjendje jo të mirë të rrugëve për shkak të punimeve të ndërprera. Në mënyrë që ti përfundojmë këto kontrata kemi nënshkruar aneks kontratat për punë shtesë, të gjitha sipas legjislacionit në fuqi dhe në përpikëshmëri me të”, shkroi ndër tjerash Durmishi.

Tutje, zëvendësministri ka paralajmëruar edhe padi për të gjitha këto akuza nga PDK-ja.

“Shtrohet pyetja se kush janë këta që po akuzojnë e që po shpifin? PDK, që nuk ka lënë gjë pa bërë duke abuzuar me pushtetin. Vetëm një dëshmi po u’a jap që e tregon se si qeverisim ne me vendin tonë dhe se sa kujdesemi për paranë publike. Mirëmbajtja verore e dimërore për rrugët regjionale e nacionale qeverisjeve të kaluara ju ka kushtuar 19 milion euro në vit. Kurse në qeverisjen tonë për një vit për rrugët e njejta vetēm 9 milion euro. Edhe më lirë e natyrisht edhe më mirë. Kjo parti është në hall me xhepin e saj që e kishte të lidhur me buxhetin e shtetit. Qeverisja e keqpërdorimit të buxhetit të shtetit ka marrë fund dhe nuk kthehet më. Natyrisht që për të gjitha këto shpifje ne do të ngrisim padi në organet e drejtësisë”, shtoi Durmishi.

Po ashtu, ai thotë se është vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga Ministria për projektin e “Zgjatjes së pisës së Aeroportit Adem Jashari”, projekt i ndërprerë për shkak të pandemisë.

“Është vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga MMPHI-ja, për projektin e “Zgjatjes së pistës së airoportit Adem Jashari”, projekt ky i ndërprerë për shkak të pandemisë. Sot pista e aeroportit është e zgjatur, janë instaluar mjete navigimi që aeroportin tonë e bëjnë më të sigurtin në Ballkan. Të gjitha kontratat tjera janë të nënshkruara nga qeverisjet e kaluara, me gabime të mëdha, në projekte, paramasa, pozicione të pa parashikuara e  duke lënë gjithëmonë hapësirën për penallti, pra ku Ministria obligohet të paguaj dëmshpërblime milionëshe pa asnjë punë të kryer. Dhe ndërkohë në teren përballemi me një gjendje jo të mirë të rrugëve për shkak të punimeve të ndërprera. Në mënyrë që ti përfundojmë këto kontrata kemi nënshkruar aneks kontratat për punë shtesë, të gjitha sipas legjislacionit në fuqi dhe në përpikëshmëri me të”, thuhet ndër tjerash në postim. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën