Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dielën në Klinë, Dukagjini ka mposhtur Dritën, ekip që një javë më herët është konfirmuar kampione e këtij sezoni në Kosovë.
Dukagjini triumfoi me rezultatin 2:0 dhe të dy golat i shënoi në pjesën e parë të takimit.
Besir Iseni dhe Altin Merlaku realizuan për Dukagjinin, që me këtë fitore ngritet në kuotën e 45 pikëve kurse Drita mbetet në 66 pikë të tubuara.







