TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

by Teve1
4 javë ago
1
A A
Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita dhe Feronikeli ’74 kanë regjistruar fitore bindëse në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur përkatësisht Prishtinën dhe Dukagjinin me rezultat identik 3-0. Gjilanasit kanë fituar një përballje të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, ndërsa skuadra nga Drenasi ka siguruar tri pikë me vlerë në përpjekjet për t’u larguar nga zona e rrezikut.

Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 3-0 në njërën prej përballjeve më interesante të kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra gjilanase tregoi efikasitet në sulm dhe arriti ta kontrollonte rezultatin, duke i shkaktuar Prishtinës një humbje të rëndë në garën për pozitat e para.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Blerim Krasniqi realizoi për epërsinë 1-0 të mysafirëve, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi me paraqitje të sigurt dhe arriti ta dyfishonte avantazhin në minutën e 63-të, përmes Liridon Balajt, i cili shënoi për 2-0.

Prishtina nuk arriti të gjente përgjigjen e duhur, ndërsa gjilanasit e konfirmuan triumfin në minutën e 85-të, kur Kemelho Nguena realizoi golin e tretë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Drita arrin në kuotën e 20 pikëve pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, duke iu afruar Prishtinës, e cila ka 23 pikë dhe mban vendin e tretë.

Të dy skuadrat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Malisheva, e cila vazhdon kryesimin e tabelës me 26 pikë pas 11 xhirove.

Triumfi i Dritës e bën edhe më interesante garën në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa Prishtina humbi mundësinë për ta ruajtur diferencën ndaj një rivali të drejtpërdrejtë.

Në përballjen tjetër, Feronikeli ’74 ka regjistruar një fitore po aq bindëse, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në kuadër të xhiros së 11-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dënohet rëndë nga UEFA

Kosova dënohet rëndë nga UEFA

Arrestohen 8 persona dhe mbyllen lokale të “muzikës live” dhe “qendra masazhi”

Arrestohen 8 persona dhe mbyllen lokale të “muzikës live” dhe “qendra masazhi”

Shtyhet për të hënën seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt

Kilaj pas lirimit nga Haga: Kur le shokët mbrapa që janë vetë historia e Kosovës, s’është fare ndjenjë e mirë

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Alijaj: E rëndësishme të kemi një ligj që ndihmon ish-krerët e UÇK-së dhe ruan raportet me BE-në

Alijaj: E rëndësishme të kemi një ligj që ndihmon ish-krerët e UÇK-së dhe ruan raportet me BE-në

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Një 77-vjeçar vdes në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KEDS njofton për ndërprerje të domosdoshme të energjisë në Ferizaj për shkak të erërave të forta

​Era e fuqishme shkakton dëme, në Krushë të Madhe intervenojnë zjarrfikësit

​Era e fuqishme shkakton dëme, në Krushë të Madhe intervenojnë zjarrfikësit

Hasani: Nisma e re për Ligjin e Speciales mund të jetë pjesë e diplomacisë

Hasani: Nisma e re për Ligjin e Speciales mund të jetë pjesë e diplomacisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën