TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

by tëvë1
15 minuta ago
0
A A
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përshkallëzimit të tensioneve në kryeqytet, ku objekt i një sulmi me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta u bë godina e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të plagosur 10 efektivë policie që ndodheshin në shërbim për ruajtjen e objektit. Hita veçoi faktin se punonjësit e lënduar nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave, ndërsa nënvizoi se sulmi rrezikoi edhe personat e shoqëruar brenda ambienteve të komisariatit.

“Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë. Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Drejtuesi Madhor Skender Hita.

Kreu i strukturave të rendit bëri me dije se gjatë ditës janë regjistruar edhe sulme të tjera ndaj uniformave blu me përdorimin e sferave metalike, gurëve dhe mjeteve djegëse, çka ka çuar në plagosjen e disa efektivëve të tjerë gjatë gjashtë ditëve të përballjes me protestat.

Lidhur me masat e marra, Hita konfirmoi se Policia e Shtetit po punon për dokumentimin e provave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto aktet violente për t’i nxjerrë përpara drejtësisë. Ai theksoi se “askush nuk mund ta përdorë të drejtën kushtetuese të protestës si mburojë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë apo për të shkatërruar pronën publike dhe private”.

Në vijim të mesazhit, Drejtori i Përgjithshëm u bëri thirrje protestuesve që të distancohen nga veprimet e dhunshme dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve.

“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta mbrojë atë. Por po aq i qartë është detyrimi ynë për të ndërhyrë, në përputhje me ligjin, ndaj çdo veprimi që cenon jetën, sigurinë dhe rendin publik”, u shpreh Hita, duke shtuar se strukturat policore janë udhëzuar të veprojnë me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe në respektim të parimit të proporcionalitetit.

Në përmbyllje të deklaratës, Hita u shprehi mbështetjen dhe u uroi shërim të shpejtë efektivëve të plagosur, ndërsa siguroi qytetarët se Policia e Shtetit do të vijojë të mbetet në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Policia shpërndan protestuesit që po marshonin drejt objektit të Qeverisë

Policia shpërndan protestuesit që po marshonin drejt objektit të Qeverisë

Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, 5 efektivë të lënduar

Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, 5 efektivë të lënduar

Vazhdojnë përleshjet në Bulevardin e qytetit, policia gjuan me plumba gome protestuesit

Vazhdojnë përleshjet në Bulevardin e qytetit, policia gjuan me plumba gome protestuesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën