TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Drejtori i Arsimit në Suharekë thotë se procesi i furnizimit me libra mund të zgjasë deri në tetor

nga tëvë1
10 Shtator, 2023
0
A A
Fillon rishikimi i teksteve shkollore

Drejtori për Arsim në Suharekë, Remzi Bajselmani, tha se deri tani 65% e nxënësve janë pajisur me tekste shkollore derisa shtoi se prindërit kanë pritur në radhë të gjata për të blerë librat.

Bajselmani tha se procesi pajisjet me tekste shkollore mund të zgjasë deri në muajin tetor.

“Gabim i madh i ministrisë të drejtën me të thënë, e kam shprehë se edhe vonesa ka qenë shumë e madhe…Edhe pse e kanë marrë këtë hap është vonesa jashtëzakonisht e madhe, nuk e di a do të kryhet deri në fund të shtatorit apo edhe në tetor furnizimi…Gjithsesi, mësimdhënësit kanë filluar t’i bëjnë edhe ndryshimet përpos që e kanë plotësuar katalogun, kanë filluar tani edhe t’i ndryshojnë jo të Albasit, jo të Dukagjinit, disa situata jo të këndshme se kanë lënë hapësirë për manipulim… Përndryshe si Suharekë kujtoj se qëndrojmë më mirë se komunat e tjera sepse jemi pak më unike, komunë e vogël edhe qytetarët janë të përgatitur, ekonomikisht nuk janë keq”, tha Bajselmani.

Duke folur për problemet me të cilat po përballën në këtë fillim të vitit shkollor, ai tha se kanë pranuar informata që në një shkollë në këtë komunë disa prindër kanë fshirë shënimet e mëhershme në libra në mënyrë që të njëjtat të mund të ripërdoren.

“Përafërsisht 64%, 64-65% më duket ka qenë të premten kur e kemi bërë një analizë…janë të pajisur. Nuk e kam shifrën e saktë, por kur e kemi kalkuluar javën e kaluar. Po, ka, (ankesa) është e njëjta temë pak edhe është bërë rutinë me shpreh tash këta pakënaqësinë, gati që nuk po i kuptojmë as ne rrethanat, vetëm që prindërit kanë qëndruar ka një qind apo më shumë para librarisë. Ajo pjesë ka qenë e dhimbshme. Tërë ditën kanë qenë kolonat para një librarie aty në komunën tonë. Kjo ka qenë e keqe, përndryshe ka pasur furnizim, e kemi një shqetësim që kemi dëgjuar që prindërit me një shkollë që i kanë shlyer librat e klasës 1-5, ato janë të përdoruara, ku kanë qenë me lapsa i kanë fshirë me gomë për t’i ripërdorur, gjë që nuk mund të bëhet”, tha ai përmes telefonit.

Në Kosovë, mësimi ka filluar me datën 1 shtator.

Këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që prindërit t’i blejnë librat për fëmijët ndërsa shteti t’i rimbursojë mjetet financiare./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X