TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dominim i Evropës në Botëror

by teve1.info
4 muaj ago
0
A A
Dominim i Evropës në Botëror

Historikisht kombëtaret evropiane nuk paraqiten mirë në Kupat e Botës të mbajtura në kontinentetet e tjera.

Vetëm dy herë që nga viti 1930, përfaqësueset evropiane kanë triumfuar në Botërorët e mbajtur në kontinente të tjera. Spanja fitoi në Afrikë të Jugut në vitin 2010, ndërsa Gjermania në Brazil katër vjet më pas.

Por në këtë listë mund të shtohet shumë lehtë një emër tjetër. Gjashtë prej tetë ekipeve çerekfinaliste në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë janë nga Evropa: Belgjika, Anglia, Franca, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra. Tetëshen e kompletojnë Argjentina dhe Maroku.

Është numri më i madh i përfaqësueseve evropiane që janë kualifikuar në çerekfinale të një Botërorit të mbajtur jashtë Evropës që nga viti 1994.

Përfaqësueset evropiane zhvilluan Botëror të furishëm, ndonëse fillimin e kishin të zbehtë. Shtatë prej dhjetë përfaqësueseve të para evropiane nuk i fituan ndeshjet hapëse në grupe. Nxehtësia në Amerikën e Veriut ishte temë para Botërorit, me disa përfaqësuese që u vendosën në zona të nxehta për përshtatje më të mirë. Por nuk ishte arsyetim për fillimin e ngadaltë.

Pas xhiros së parë përfaqësueset evropiane gjetën ritmin dhe deri në fund të fazës grupore i kishin 17 fitore, 12 barazime dhe shtatë humbje në përballje me ekipet jo-evropiane.

Në raundet me eliminim direkt, përfaqësueset evropiane lanë përshtypje edhe kur u përballën me vështirësi.

U diskutua shumë për udhëtimin e vështirë të Anglisë në “Azteca” për t’u përballur me Meksikën në 1/8 e finales. Anglezët e përballuan lartësinë mbidetare dhe tifozërinë vendase.

Franca u përball me lojën jo sportive dhe të ashpër të Paraguait. Belgjika i mbijetoi zhvillimeve jashtë fushës lidhur me sulmuesin amerikan Folarin Balogun dhe po ashtu avancoi.

Edhe është pritur që Evropa të ketë përfaqësim të madh në çerekfinale, marrë për bazë se në Botëror i kishte plot 16 përfaqësuese, si asnjë kontinent tjetër. Por është ende mbresëlënëse, shkruan BBC, që evropianët dominuan, ndërsa Brazili u eliminua, bashkë me tri vendet organizatore.

Franca e nisi Botërorin si favorite dhe po e arsyeton këtë deri më tani. Kylian Mbappe po shkëlqen dhe po i kalon me lehtësi barrierat.

Edhe për Anglinë e Spanjën do të ishte befasi nëse nuk do të arrinin në këtë fazë. Por disa kanë tejkaluar pritjet.

Norvegjia po e shfrytëzon maksimalisht kthimin në Kupën e Botës. E udhëhequr nga Erling Haaland, Norvegjia ka bërë shumë tifozë gjatë Botërorit.

Edhe Zvicra ka shkëlqyer dhe ka ruajtur qetësinë, duke arritur në çerekfinale pas një kohe shumë të gjatë.

Tani janë ndeshjet më të forta dhe më të rëndësishme. Evropianët do të kërkojnë të vazhdojnë serinë dhe të dalin fitues si rrallë herë në një Botëror që mbahet në kontinent tjetër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona mposht Aston Villan

Barcelona mposht Aston Villan

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Fitojnë Galatasaray e Sportingu në Champions

Fitojnë Galatasaray e Sportingu në Champions

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën