TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DnV: Vendimi për pagesa të njëhershme para zgjedhjeve, keqpërdorim i resurseve publike

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
DnV: Vendimi për pagesa të njëhershme para zgjedhjeve, keqpërdorim i resurseve publike

Demokracia në Veprim ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, duke e cilësuar atë si shkelje ligjore dhe keqpërdorim të resurseve publike në prag të zgjedhjeve.

Sipas DnV-së, shpërndarja e pakove financiare vetëm pak kohë para procesit zgjedhor ndikon drejtpërdrejt në ambientin zgjedhor dhe cenon barazinë e garës ndërmjet subjekteve politike, duke krijuar avantazh të padrejtë për partinë në pushtet.

Në reagim thuhet se legjislacioni zgjedhor ndalon qartë përdorimin e resurseve publike për qëllime që ndikojnë ose mund të ndikojnë në vullnetin e votuesve. Kjo, sipas tyre, përfshin përdorimin e buxhetit të shtetit, automjeteve zyrtare, administratës publike dhe infrastrukturës shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.

DnV rikujton se Kuvendi i Kosovës nuk kishte miratuar iniciativën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, ku ishin paraparë mjetet për një pako të tillë financiare. Për këtë arsye, organizata vlerëson se vendimi bie ndesh edhe me dispozitat e Ligjit për Qeverinë, i cili kufizon kompetencat e një qeverie në detyrë në marrjen e vendimeve me implikime financiare që nuk burojnë nga planifikimi i rregullt buxhetor.

Sipas DnV-së, situata bëhet edhe më problematike për shkak se ndihma financiare po shpërndahet në mënyrë të përgjithshme dhe pa ndonjë emergjencë të re që do të arsyetonte masa të tilla urgjente.

“Mbështetja për qytetarët duhet të ndërtohet përmes politikave të qëndrueshme, të planifikuara dhe të trajtuara përmes procedurave të rregullta institucionale, e jo përmes vendimeve të improvizuara në prag të zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Në fund, DnV u ka bërë thirrje institucioneve që të përmbahen nga përdorimi i resurseve publike në funksion të fushatës dhe të respektojnë standardet ligjore dhe demokratike që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Organizata ka kërkuar gjithashtu që raste të tilla të trajtohen nga mekanizmat përgjegjës për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dhe administrimin e ligjshëm të parasë publike./teve1.info/

Tags: Demokracia ne Veprimndarja e pagesaveQeveriaTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

​Konstituimi i Kuvendit, Gashi: Të ulen kryetarët e partive dhe të merren vesh për një zgjidhje

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Aleanca i përgjigjet Haxhiut: Nuk jeni Presidente e zgjedhur, po kërkoni alibi për ta çuar vendin në zgjedhje

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

​Konstituimi i Kuvendit, Gashi: Të ulen kryetarët e partive dhe të merren vesh për një zgjidhje

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Aleanca i përgjigjet Haxhiut: Nuk jeni Presidente e zgjedhur, po kërkoni alibi për ta çuar vendin në zgjedhje

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj një personi për kanosje

​Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

​Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën