TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka rikujtuar se të drejtat e punëtorëve duhet të vlejnë njësoj edhe për gazetarët dhe punonjësit e sektorit medial.

Sipas AGK-së, shumë gazetarë në Kosovë vazhdojnë të punojnë në kushte të pasigurta, me paga minimale, pa sigurime shëndetësore dhe pa kontrata të qëndrueshme pune.

Tutje, në reagim nënvizohet se gazetarët përballen me sfida të mëdha në terren dhe shpesh punojnë pa mbrojtje të mjaftueshme.

AGK-ja thekson se, për shkak të natyrës së profesionit, Ligji i Punës nuk zbatohet gjithmonë në mënyrë të barabartë për gazetarët.

“Ata punojnë orë të gjata, në ditë pushimi dhe në ditë festash, pa kompensim adekuat dhe pa respektim të të drejtave bazike të punës. Shkeljet e të drejtave të punës, përfshirë vonesat në paga, mungesën e pushimeve dhe pasigurinë profesionale, vazhdojnë të jenë të pranishme në sektorin medial”, thuhet në reagim.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese për gratë gazetare, të cilat shpesh hasin në pengesa në realizimin e të drejtave të garantuara me ligj, përfshirë pushimin e lehonisë dhe të drejtën për gjidhënie.

“Në praktikë, këto të drejta nuk respektohen gjithmonë, duke i vendosur gratë përballë zgjedhjeve të padrejta mes profesionit dhe mirëqenies së tyre dhe të fëmijëve”, theksohet tutje në reagim.

Sipas AGK-së, mungesa e një sindikate gjithëpërfshirëse që do të përfaqësonte të gjithë punonjësit medialë e përkeqëson më tej situatën, duke i lënë gazetarët të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe me mundësi të kufizuara për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në këtë kontekst, AGK-ja u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës, që të rrisin mbikëqyrjen dhe të ndërmarrin masa konkrete për të adresuar shkeljet në sektorin medial.

Po ashtu, organizata u kërkon pronarëve të mediave të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte dinjitoze pune për stafin.

Në fund, AGK-ja inkurajon gazetarët dhe punonjësit medialë që të jenë të informuar për të drejtat e tyre dhe të mos i pranojnë abuzimet, duke kërkuar mbrojtje kur këto të drejta shkelen.

“Gazetarët, kameramanët, fotografët janë punëtorë që kanë nevojë për siguri dhe dinjitet për ta kryer misionin e rëndësishëm për gazetari të lirë dhe të pavarur”, thuhet në fund të reagimi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën