TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

by teve1
14 minuta ago
0
A A
Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë u përshkallëzua sot me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa kulmoi me sulmin ndaj Gjykatës së Apelit.

Të rinj të maskuar mësynë godinën, thyen dyer e xhama me sende të forta dhe një pjesë arriti të hynte në ambientet e brendshme, ku në atë moment ndodheshin edhe punonjës.

Pas sulmit, policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke i ndjekur në rrugët e kryeqytetit dhe duke nisur shoqërimet.

Protesta e shtatë nisi gjatë paradites, me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle nga policia.

Në sheshin “Skënderbej”, efektivët kontrolluan çantat e disa të rinjve, ndërsa më pas protestuesit u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit.

Tubimi nisi me këngë e valle, njësoj si një ditë më parë, ndërsa pati edhe thirrje “Hiqni uniformat” drejtuar efektivëve.

Rreth orës 12:30 situata nisi të ndryshonte.

Disa të rinj shkulën pllaka dhe gurë nga trotuari, ndërsa në të njëjtën kohë të tjerë u ofruan sanduiçë policëve të vendosur para Ministrisë së Arsimit.

Tensionet u përshkallëzuan rreth orës 13:00, kur drejt efektivëve u hodhën gurë dhe kapsolla.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar nga zona e Ministrisë së Arsimit.

Përplasjet u zhvendosën më pas në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e njohur si “Kafe Flora”.

Përmes megafonit, policia u kërkoi qytetarëve të largoheshin nga rruga, ndërsa vijoi ndërhyrjen me ujë dhe gaz lotsjellës.

Efektivët nuk lejuan rigrumbullimin e protestuesve, të cilët u zhvendosën më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Rreth orës 14:00 situata u përshkallëzua sërish.

Një grup protestuesish të maskuar iu drejtua Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe sulmoi godinën.

U thyen dyer dhe xhama, ndërsa disa prej tyre hynë brenda ambienteve të institucionit.

Pamjet nga brenda gjykatës treguan dëmet e shkaktuara, ndërkohë që në godinë kishte ende punonjës.

Pas këtij momenti, policia nisi aksionin për shpërndarjen e grupeve të protestuesve dhe shoqërimin e personave të përfshirë në incidentet e dhunshme.

Sipas Policisë, për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të Gjykatës së Apelit u identifikuan 20 persona, pesë prej tyre u arrestuan dhe 15 u shpallën në kërkim.

U sekuestrua gjithashtu një sasi lëndësh piroteknike.

Protestuesit qëndruan përpara kryeministrisë për disa orë pa asnjë konfrontim me policinë.

Por rreth orës 18:00 pasi filluan marshimin në bulevard, situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar përsëri.

Protestuesit u ndanë në dy grupe dhe filluan të godisnin me mjete pirroteknike Ministrinë e Brendshme, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë u zhvendosën më pas në kryqëzimin mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës.

Protestuesit hodhën fishekzjarre, mjete të tjera piroteknike dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Më pas, protestuesit vijuan marshimin drejt Rrugës së Dibrës.

Për disa momente ata u gjendën të rrethuar nga forcat policore, të cilat ndërhynë për shpërndarjen e turmës.

Përpara nisjes së grumbullimit të sotëm reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili bëri thirrje për dialog “pa kushte” dhe kërkoi distancim nga dhuna.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi mbështetjen e opozitës për protestën dhe përsëriti kërkesën për largimin e qeverisë.

Protesta nuk u kufizua vetëm në Tiranë.

Tubime dhe marshime u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ndërsa në Kurbin u raportuan përplasje dhe hedhje molotovësh drejt godinës së Bashkisë, ku u shkaktuan flakë në hyrje./TCH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

​RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë

​RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën