TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

Në ditën Botërore të ndërgjegjësimit ndaj HIV/AIDS, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat lidhur më këtë sëmundje në Shqipëri.

Sipas ISHP-së, në vitin 2025 janë diagnostikuar 125 raste të reja të HIV-it në Shqipëri. Numri total i rasteve të raportuara që nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1973 raste, me një prevalencë kombëtare prej 0.08% dhe incidencë 5.3 raste për 100,000 banorë.

Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se grupmosha më e prekur është 35–44 vjeç (27.8%) ose mosha më aktive dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa më pak të prekur janë fëmijët 0–15 vjeç (2.9%) dhe personat mbi 65 vjeç (2.8%).

Sa i përket gjinisë, meshkujt përbëjnë 73% të të gjitha rasteve të raportuara deri më sot, ndërsa femrat përbëjnë 27% të rasteve. Vetëm gjatë vitit 2025, nga 125 rastet e reja, 98 janë meshkuj dhe 27 femra, duke e bërë raportin meshkuj–femra 3.5 : 1.

Rrugët kryesore të transmetimit mbeten ato seksuale, me 72.6% të rasteve heteroseksuale. Transmetimi nga nëna te fëmija përbën 2.4% të rasteve, ndërsa transmetimi përmes gjakut dhe përdorimit të drogave me injektim është minimal (0.6% secili).

Në Ditën Botërore të AIDS-it, e cila mbahet më 1 dhjetor, mjekët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe angazhimit të të gjithë aktorëve për të arritur objektivin e eliminimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

Sipas të dhënave globale, HIV-i ka marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot, duke mbetur një sfidë serioze për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Ish-presidenti Meidani: Asnjë vendim nuk mund t’ua heqë vendin që ish-krerët e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës

Ish-presidenti Meidani: Asnjë vendim nuk mund t’ua heqë vendin që ish-krerët e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Nuk kemi luksin të rrimë e të presim, duhet si shtet dhe si institucione, të reagojmë seriozisht

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Policia: Dyshohet se një grua është dhunuar në Prizren

Reagon djali i Jakup Krasniqit: U thye besimi ynë në drejtësi, por njeriu është më i fortë se guri

Reagon djali i Jakup Krasniqit: U thye besimi ynë në drejtësi, por njeriu është më i fortë se guri

Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Zhduket një grua në Prizren

Zhduket një grua në Prizren

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se po transportonte një kallashnikov

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën