Pas dënimit me 81 vjet burgim për 4 ish-krerët e UÇK-së, një numër i qytetarëve kanë vendosur të protestojnë si shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi.
Së fundmi protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opizitgës si Bekë Berisha, Ariana Musliu Shoshi, Ganimete Musliu, Eman Rrahmani, Time Kadrijaj e Albana Bytyqi.
Protestuesit në orët e fundit janë mbledhura para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
“Liri për Çlirimtarët”, e thirrje të tjera dëgjohen në protestë ku nuk munguan as tensionet.
Turmat e mëdha tentuan ta thyenin kordonin e policisë, por nuk u lejuan nga organet e rendit.







