TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dirk Schübel përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Dirk Schübel përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për Kosovën. Schübel do ta pasojë diplomatin estonez Aivo Orav, i cili u largua nga Kosova në prill. Sipas njoftimit të BE-së, ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dyvjeçar.

Në komunikatë thuhet se Dirk Schübel është diplomat gjerman me përvojë të gjerë në një sërë pozicionesh drejtuese në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), në Komisionin Evropian, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht, ai drejton Divizionin për Rusinë në EEAS.

Më parë, gjatë periudhës 2022–2024, ai ka shërbyer si i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor. Gjithashtu, ai ka udhëhequr Delegacionin e BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe Delegacionin e BE-së në Moldavi nga viti 2009 deri në vitin 2013, ku ka luajtur një rol kyç në forcimin e angazhimit të BE-së në fqinjësinë lindore.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së përqendrohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të drejtpërdrejtë me publikun. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së pakicave, si dhe promovimin e koordinimit politik të BE-së për të siguruar një prani të bashkërenduar dhe të dukshme”, thuhet në komunikatën për shtyp të publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në komunikatë shtohet gjithashtu se mandati i tij përfshin ofrimin e udhëzimeve politike në terren për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim nxitjen e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve në Suharekë

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Prokuroria  në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues  për marrje ryshfeti

Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues për marrje ryshfeti

Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

Babai i Edon Zhegrovës reagon ashpër ndaj Altin Lalës: Menaxher injorant

Babai i Edon Zhegrovës reagon ashpër ndaj Altin Lalës: Menaxher injorant

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve në Suharekë

Aliti: Lojërat Mesdhetare 2030 duhet t’i lënë Prishtinës një stadium modern

Aliti: Lojërat Mesdhetare 2030 duhet t’i lënë Prishtinës një stadium modern

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Prokuroria  në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues  për marrje ryshfeti

Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues për marrje ryshfeti

Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

Dirk Schübel përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Dirk Schübel përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën