TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje përmbledhëse nga tragjedia në Ferizaj, ku 19-vjeçarja dyshohet se mbyti foshnjën pas lindjes në tualetin e spitalit në Ferizaj

Një rast i rëndë ka tronditur sot Kosovën. Në spitalin e Ferizajt, nëna dyshohet se në tualetin e spitalit të Ferizajt, e mbyti foshnjën e porsalindur. Kjo i aktivizoi menjëherë organet e rendit.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
8 0
A A

Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt erdhi me ankesa për dhimbje barku.

E pas kësaj, pacientja femër F.M, iu drejtua tualetit.

E nga atje, mjekët dëgjuan të qarat e një foshnje.

Kjo i shtyri ata që të kërkojnë nga 19 vjeçarja ta hapte derën.

Pas pak minutash, FM e hapi derën, ndërsa ajo që e panë mjekët brenda tualetit i shokoi.

Sipas tyre, ajo nuk ishte lajmëruar si pacientë shtatzënë, ndërsa foshnjën pas lindjes e kishte hedhur në kosh të mbeturinave.

“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike”.

Kjo situatë, alarmoi mjekët në spitalin e Ferizajt.

Por, përkundër përpjekjeve, foshnja nuk arriti të mbijetonte.

“Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë”.

E detaje shtesë se si ndërroi jetë foshnja, për Tëvë1, ka dhënë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në spitalin e Ferizajt.

“Janë ndërmarrë menjëherë procedurat e reanimimit, por foshnja nuk ka arritur të mbijetojë. Sipas neonatologes, foshnja kishte shenja të ngufatjes dhe dyshohet se pacientja i ka lëshuar ujë në banjo, duke e ftohur shumë foshnjën”, tha u.d, drejtoresha Minire Alijaj.

Pas gjithë kësaj, u njoftuan menjëherë edhe organet e rendit.

Gjatë gjithë ditës, këtu të enjten qëndruan hetuesit policor.

Ndërkohë gjendja e 19-vjecares, u vlerësua stabile.

Për këtë rast, tashmë edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet.

“Ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prokuroria është njoftuar për rastin dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndërkaq, rasti është hapur në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjate lindjes”.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën