TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Derbi në “paqe”, Llapi e shkërrmoç Ballkanin në transfertë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Derbi në “paqe”, Llapi e shkërrmoç Ballkanin në transfertë

Ka përfunduar xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll. Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur pa fitues. Në duelin e luajtur të enjten, në të cilën Drita ishte nikoqire, ndeshja përfundoi me shifrat 1:1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Pjesa e parë, u mbyll pa gola edhe pse Gjilani pati një rast të mirë shënimi nëpërmjet Arbnor Ramadanit, i cili qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë, Gjilani zhbllokoi rezultatin me golin e realizuar nga Baton Zabërxha (67). Ndërsa, Drita barazoi në minutën e 82-të me anë të Almir Ajzerajt.

Ndërsa Llapi ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Ballkanit me rezultatin e thellë 4:1. Skuadra mysafire i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën për ta vulosur fitoren e pestë këtë edicion.

Me këtë triumf, Llapi largohet nga pozita e parafundit në tabelë, pasi ka 19 pikë të mbledhura. Në anën tjetër, Ballkani regjistroi humbjen e dytë këtë edicion dhe përkundër saj, mbetet në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë.

Llapi e nisi furishëm ndeshjen dhe në minutën e shtatë e zhbllokoi rezultatin me golin e brazilianit Fernandinho. Epërsinë e dyfishoi Francisco Rivera në minutën e 35-të, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 2:0.

Rivera shënoi edhe golin e tretë për Llapin dhe të dytin personal, në minutën e78-të. Golin e katërt për skuadrën llapjane, e realizoi Gerhard Progni që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 89-të.

Krejt çka arriti Ballkani të bëjë në këtë takim, ishte të shënojë golin e nderit në minutën e dytë në kohës shtesë nëpërmjet Lumbardh Dellovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndimi i Ronaldos më serioz sesa pritej, portugezi në pikëpyetje për Kupën e Botës

Lëndimi i Ronaldos më serioz sesa pritej, portugezi në pikëpyetje për Kupën e Botës

Basketbollisti i Trepçës, Ja’cori Payne, MVP i javës

Basketbollisti i Trepçës, Ja’cori Payne, MVP i javës

“Kam lindur për së dyti”, trajneri Besart Cecelia ra nga disa metra lartësi me makinë teksa po udhëtonte për Shqipëri

“Kam lindur për së dyti”, trajneri Besart Cecelia ra nga disa metra lartësi me makinë teksa po udhëtonte për Shqipëri

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Hoxha: Mosveprimi i presidentes për dekretin e zgjedhjeve do të ishte shkelje kushtetuese

Hoxha: Mosveprimi i presidentes për dekretin e zgjedhjeve do të ishte shkelje kushtetuese

Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

Kurti për Osmanin: E dinim që as presidentja aktuale nuk na garantonte kuorumin

Kurti për Osmanin: E dinim që as presidentja aktuale nuk na garantonte kuorumin

Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, ato mund të kushtojnë 10 milionë euro

Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, ato mund të kushtojnë 10 milionë euro

Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese

Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues pa përmbushjen e afatit 60-ditor

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues pa përmbushjen e afatit 60-ditor

Berlini: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Berlini: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën